Ekonomi

Dështon plani i Serbisë në veri, Qeveria e Kosovës dërgon ushqime

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 01 July 2019

Ditë më parë ishte paralajmëruar një krizë humanitare në veri të Kosovës, ku markete e barnatore ishin mbyllur me arsyetimin se nuk po kanë më çfarë të shesin si pasojë e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Për këtë kishte folur edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ku kishte deklaruar se krejt kjo është plan i Beogradit, transmeton gazeta inFokus.

Megjithatë, me fillimin e javës së parë të korrikut, për qytetarët e asaj pjese u dërguan kontingjente me produkte ushqimore.

-Advertisement-

Një gjë të tillë e bëri të ditur vet ministri i tregtisë e industrisë, Endrit Shala, përmes një postimi në Facebook, ku thotë që po shtrihet sovraniteti në tërë territorin e Kosovës : “Zhvillimi i biznesit, ofrimi i produkteve ushqimore për secilin qytetar te vendit është nevojë esenciale dhe si e tille është obligim qytetar i ynë si përfaqësues te institucioneve te Kosovës. Bizneset kosovare qëndrojnë pranë qytetareve tanë ne veri te vendit, duke iu ofruar produkte esenciale ushqimore ne mënyre qe te mos iu mungon asgjë.

Ne do te vazhdojmë te shtrijmë sovranitetin e vendit ne çdo pjese te 108874 km. Asnjë qytetari te Republikës se Kosovës nuk do te i mungoj asnjë produkt, tregu ynë është i hapur dhe ofron te gjitha produktet e nevojshme për një jete te dinjitetshme”, shkruan në profilin e tij ministri, Endrit Shala. /gazeta inFokusi.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy