Lajme

Konjufca: Thaçi është dirigjent i rastit Gylenistët

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 24 June 2019

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme për raportin e hartuar për rastin ‘Gylenistët’ ka thënë se së pari duhet të shihet dëmi që kjo ngjarje i ka bërë shtetit të Kosovës.

“Mund të konkludojmë që pushtetarët tanë kanë vendosur një relacion unë do të thoja të vasalitetit mes Kosovës edhe një pushteti politik të një shteti tjerët, kjo nuk duhet të ndodhë dhe kjo e dëmton Kosovën shumë. Pra nëse shihet se si ka ardh urdhri dhe kërkesa prej pushtetit të Turqisë dhe qysh është zbatuar ajo krye kput nga institucionet tona, kjo tregon që shteti i Kosovës po zhvillon marrëdhënie vasaliteti me shtetin e Turqisë.

Sipas Konjufcës, vendit iu është bërë dëm i jashtëzakonshëm derisa në këtë mënyrë është dëmtuar edhe procesi për aplikim në Këshill të Evropës.

-Advertisement-

“Është bërë një dëm i jashtëzakonshëm sa i përket institucioneve të BE’së dhe institucioneve tjera evropiane në dy dimensione.  Ju e pat që është Komisioni Evropian e kishte listuar këtë ngjarje si një nga dështimet më të mëdha të shtetit të Kosovës, mënyrën e dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Përmes kësaj është dëmtu procesi jonë për me apliku në Këshillin e Evropës sepse respektimi i të drejtave të njeriut është elementar”, shtoi ai.

Konjufca tha tutje se dita e deportimit ka treguar edhe se institucionet më të larta të sigurisë në vend,  përfshirë edhe presidenca janë të përfshira në shkelje të rënda.

“Ky rast i deportimit tregon se prej presidencës deri te AKI’ policia e gjyqësori janë të përfshira në këto shkelje të rënda. Qysh datën e nesërme kur pat ndodhë ky deportim I kemi pas tri deklarata të tre zyrtarëve të lartë të shtetit. Prej zhvillimit të ditëve pasi që kjo ngjarje ndodhi mund të thuhet se presidenti Thaçi ka qenë dirigjenti i kësaj ngjarje të rëndë”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera