Mjaft e krahasuat jetën tuaj me të tjerëve
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 21 June 2019
Mesa duket, fakti që ti ke vetëm një jetë është pikërisht arsyeja përse duhet të mos e krahasosh jetën dhe financat e tua me ato të tjerëve. Frika e humbjes, ose FOMO, është një fenomen i dokumentuar që i shtyn shumë të rinj të bëjnë krahasime të vazhdueshme mes jetës dhe tyre dhe jetës së të tjerëve – dhe kjo i nxit ata të shpenzojnë më shumë para në gjëra të cilat ata nuk mund t’i përballojnë.
Këtu janë renditur 4 arsyet përse kjo është mënyra e gabuar për të arritur qëllimet tuaja financiare.
1. Ec me hapin tënd
Të jetosh sot për nesër nuk është një gjë e mirë. Por për shumë njerëz është një fazë e përkohshme ndërkohë që ata piqen financiarisht. Nëse qëllimi juaj është të ecni përpara, mos u nxitoni. Të jetosh duke kursyer është një opsion i mirë i cili iu lejon të grumbulloni para dhe të rriteni financiarisht.
2. Ti do të përfundosh duke jetuar jetën e dikujt tjetër
Ju dëshironi të bëni jetën e miqve tuaj duke bërë shpenzime të mëdha, në mënyrë që ju të fitoni një punë si të tyren. Ju mund të fitoni paratë që gjithmonë keni dëshiruar por nëse jeni të prirë për të qenë një mësues, a do të jeni të lumtur? Ose ndoshta ëndrra juaj është të jeni një avokat, por ju nuk do të donit t’i zëvendësonit fundjavat tuaja me miqtë me projektligje apo duke studiuar çdo natë faqe pambarim.
Aftësia për të blerë dhe për të bërë të njëjtat gjëra si miqtë tuaj nuk sjell të njëjtën kënaqësi si ajo e ndjekjes së ëndrrave dhe qëllimeve personale. Një karrierë kuptimplotë përmirëson rritjen personale dhe iu plotëson profesionalisht, e në të njëjtën kohë ndihmon në uljen e stresit. Bëni zgjedhjet tuaja dhe në fund do të arrini lumturinë shpirtërore.
3. Miqtë tuaj janë duke bërë zgjedhje të varfra
Sigurisht që makinat e fundit me shkëlqim verbues janë imazhi perfekt i suksesit financiar, por iu nuk ja keni idenë se si i fitojnë paratë ata njerëz që i zotërojnë ato. Ata mund të jenë të zhytur në borxhe dhe kjo mund të jetë makina e fundit që ata do të kenë në pronësi.
Ti nuk je i vetmi person i cili tundohet për të harxhuar në mënyrë që të mbaj të njëjtin ritëm me të tjerët. Ata të cilët ju po mundoheni t’i kopjoni mund të jenë duke u shtirur dhe vetë.
4. Secili prej nesh ka qëllime të ndryshme
Buxheti i mikes tuaj mund t’i lejojë asaj të shpenzojë për dy palë këpucë të reja Jimmy Choos dhe 3 dreka të shtrenjta çdo javë, sepse këto gjëra janë të rëndësishme për të. Ju mund të keni të njëjtën pagë, por qëllimet tuaja për të kursyer para apo për të paguar kredinë e shtëpisë sigurisht që janë të ndryshme.
Qëllimet tuaja nuk duhet të jenë të njëjta me ato të miqve tuaj. Ju mund të shijoni një drekë jashtë një herë në muaj dhe në të njëjtën kohë të kurseni para për prioritet tuaja.
Kur krahasoni jetën tuaj dhe financat me të tjerët, ju po lejoni që qëllimet dhe gabimet e tyre të bëhen dhe tuajat. Fokusohu në aspiratat tua dhe vendimet e duhura financiare do të jenë më të thjeshta dhe më të kënaqshme.
Miqtë tuaj po fluturojnë për në Venecia për festën e tyre të beqarisë? Faqja juaj e Facebook dhe Instagramështë e mbushur me makina të shtrenjta, dhurata të kushtueshme dhe dreka e darka nëpër restorante prestigjioze? Është e lehtë të ndjekësh dhe ti këtë ritëm, të bësh të njëjtat postime dhe të njëjtat blerje si ata. Megjithatë, ti ke vetëm një jetë kështu që pse mos të jetosh aq mirë sa pjesa tjetër?

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...



































