Ky është vendi më konkurrues në botë
Autori: Gazeta inFokus
10:38 | 05 June 2019
Në renditjen e fundit të publikuar nga IMD, World Competitiveness Ranking 2019, Singapori lë pas në këtë renditje të veçantë Shtetet e Bashkuara, që zbresin në vendin e tretë (në vend të dytë Hong Kongu). Në pesë vendet e para hyn edhe një vend i Lindjes së Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndër shtetet europiane, Zvicra ngjitet me një pozicion krahasuar me vitin e kaluar, duke u renditur në vendin e katërt.
Singapori rikthehet në krye të renditjes këtë vit, një pozicion në të cilin ndodhej në vitin 2010. Faktorët që ndikuan që qyteti-shtet të renditej në vendin e parë të renditjes së IMD janë: infrastruktura teknologjike e avancuar, fuqia punëtore e kualifikuar dhe ligje të favorshme për emigracionin dhe një model eficient për ndërtimin e aktiviteteve të reja ekonomike. Hong Kongu renditet në vend të dytë si rezultat i një mjedisi të favorshëm fiskal dhe qasjes ndaj tregjeve financiare.
Renditja e IMD, e cila zhvillohet që prej vitit 1989, mbështetet te 235 tregues, që përfshijnë të dhëna statistikore si papunësia, PBB, apo shpenzimet publike për arsimin dhe shëndetësinë, por edhe shifra që lidhen me kohezionin social, globalizimin dhe korrupsionin.
Klasifikimi përfshin, ndër të tjera, edhe katër nënkategori që së bashku krijojnë rezultatin e përgjithshëm. Në krye të nënkategorisë që lidhet me performancën ekonomike renditet SHBA; Hong Kongu kryeson nënkategorinë që lidhet me efikasitetin në administratën publike, kurse Emiratet e Bashkuara të Amerikës renditen të parët për efikasitetin nga këndvështrimi i aktiviteteve ekonomike. Sa i përket infrastrukturës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen të parat.

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...


































