Shteti heshtë karshi Bedri Selmanit
Autori: Gazeta inFokus
20:10 | 30 May 2019
Me 29 prill të këtij viti ish deputeti i PDK-së, Bedri Selmani ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris të Francës padi ndaj Republikës së Kosovës.
Ai po kërkon hiç më pak se 65 milionë euro.
Gazeta inFokus merr vesh se Selmani akuzon shtetin për shkelje të rëndë ligjore të afarizmit të ndërmarrjes, që i është bërë nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), përmes ofertimit për dhënien me qera të një pjese të aseteve të “Kosova Petrol”, të cilat, siç pretendon Selmani, nuk ishin as në administrim dhe as në menaxhim të AKP-së.
Lidhur më këtë Gazeta inFokus ka tentuar të flas më zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë, mirëpo një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.
Edhe pse në këtë institucion funksionin Avokatura Shtetërorë detyrë e të cilës është përfaqësimi i Qeverisë dhe entiteteve tjera pranë organeve gjyqësore, pranë arbitrazheve si dhe organeve tjera administrative, Gazeta nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Mirëpo për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), nuk është hera e parë që merr akuza nga Selmani.
Njeriu, i cili që nga paslufta, falë lidhjeve të tij me PDK, kishte arritur të marrë në shfrytëzim rrjetin e pompave të derivateve “INA” dhe “Jugopetrol”, edhe më herët pati akuzuar këtë agjenci për krim të organizuar.
Gjithë kjo pasi nga viti 2014 gradualisht atij i janë marrë të gjitha pronat përfshirë 30 pompa të derivateve që i mbante të uzurpuara prej vitit 1999, si dhe hotelin “Victory” në Prishtinë, në të cilin aktualisht janë vendosur Policia e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.
Por përkundër këtyre akuzave AKP nuk ka dhënë detaje për Gazetën inFokus.
Sipas zyrtarëve të kësaj agjencie lidhur më këtë rast përgjigjet Qeveria, pasi që Selmani e ka paditur Republikën e Kosovës.
“Pyetjet duhet të orientohen tek Avokati i Shtetit në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet në përgjigjet e AKP-së për Gazetën inFokus.
Ish deputeti i PDK-së Bedri Selmani, emri i të cilit ka figuruar në listat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) si uzurpatori më i madh i pronës shoqërore në vend, në vitin 2016 është larguar nga Kosova, për ta zhvilluar aktivitetin e tij biznesor në Kroaci.
Gazeta Infokus për dy ditë është përpjekur të bie në kontakt me vet Bedri Selmanin apo ndonjë përfaqësues tjetër të kompanisë por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...






























