Takimi Mustafa-Ahmeti javën tjetër
Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 23 May 2019
Të martën, në një foto të publikuar në faqet e tyre në rrjetet sociale, liderët e dy partive më të mëdha opozitare Isa Mustafa dhe Albin Kurti bënë të ditur lajmin se do fillojnë shkrimin e tekstit për një mocion mirëbesimi ndaj qeverisë së tanishme të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj. Tash pritet të ndodhë edhe takimi Mustafa –Ahmeti njëri kryetar i LDK’së e tjetri i PSD’së.
Sali Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje tregon që ishte lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ai që ishte iniciator i këtij mocioni. Ai ka treguar se në takimin e mbajtur Albini Kurti dhe Isa Mustafa u dakorduan që të bëhen përgatitjet e nevojshme për të rrëzuar qeverinë.
Tutje, Zyba tregoi se ka kohë që Lëvizja Vetëvendosje ka mirëpritur çdo iniciativë për rrëzimin e qeverisë , duke thënë se kjo do hapte rrugë për zhvillim e mirëqënie dhe do ndalonte zhvatjen e buxhetit të shtetit dhe shkatërrimin e ndërmarrjeve publike.
“Tash e një kohë Lëvizja veçse është futur një një fushatë kundër PANhajnisë që për qëllim ka largimin sa më parë të këtij koalicioni të pakicës që po e varfëron Kosovën, prandaj për ne dhe për vendin tonë, sa më shpejt shkon kjo qeveri, aq më mirë është”, ka thënë Zyba për Gazetën Express.
Ndërkohë në anën tjetër edhe Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se është e gatshme të i bashkohet nismës për rrëzimin e qeverisë. PSD që ka 12 ulëse në parlament, ka kohë që ka bërë të ditur se do i japë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë.
“Siç e dijmë PSD tash e një vit ka dorëzuar nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë. Sigurisht që mirëpresim ftesën për takime koordinuese dhe hartim të strategjisë së përbashkët me opozitën”, ka thënë zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi për Gazetën Express.
Dje është njoftuar se takimi Mustafa –Ahmeti është shtyrë me kërkesë të kreut të LDK’së. U tha se takimi do të mbahet javën që vjen mirëpo data e saktë nuk është konfirmuar.
Këto tre parti së bashku bëjnë 56 vota gjithsej që nënkupton se nuk do jenë të mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë. Mbetet të shihet se si këto parti opozitare planifikojnë të mbledhin votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë Haradinaj që është në pushtet që nga shtatori i vitit 2016.
Të tjera
-
Memli Krasniqi: Qeveria t’u ofroj punëtorëve dinjitet, jo më valigje për Evropë
Në ditën e 1 majit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi...
-
Kosova në KiE, Turqia mbështetëse për votimin e ardhshëm
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tun...
-
Zhduket një police në Rahovec, nga e diela nuk dihet asgjë për fatin e saj
Një police nga Rahoveci është larguar nga shtëpia, dhe ende nuk dihet asgjë p...
-
Regjistrimi i popullsisë, mësohet sa mërgimtarë janë regjistruar deri tash
Rreth 300 mijë mërgimtarë janë regjistruar deri tash në procesin e regjistrim...
-
“Na priftë e mbara Gjeneral” – Lumir Abdixhiku i lumtur që Fadil Hadërgjonaj iu bashkua LDK-së
Gjenerali Fadil Hadërgjonaj i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. ...
-
Kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit: Një dëshmi që do të dëgjohet javën e ardhshme të mos ketë vlerë provuese
Mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Eric Tully sot në emër edhe të eki...
-
Shpejtim Bulliqi i jep 30 mijë euro më shumë kompanisë për rregullimin e trotuareve?
Hiq më pak se 30 mijë euro më shumë i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke...
-
Bislimi takon dy deputetë zviceranë dhe kryetarin e Këshillit Nacional, flasin për Kosovën në KiE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me deputetët zvic...
-
Nënshkruhet tenderi 1.7 milionësh për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tenderin për zgjerimin e rrugës nga Ura ...
-
Nderohen Albright dhe ushtarët e vrarë gjatë bombardimeve, Osmani: Do të jetojnë përherë në zemrën e çdo qytetari
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të martën në ceremoninë e...
-
“Jo me 100 euro me dal në pension”, “Qeveri realizo kërkesat tona..” me këto parulla nisë protesta e SBASHK-ut drejt qeverisë
Tashmë ka nisur protesta e paralajmëruar e Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe...
-
Von Cramon kërkon nga BE-ja ta përzë Serbinë: S’ka më para të Evropës, e as pako të zgjerimit për të
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një ...