Apostolova: Vetëm 10 përqind e bizneseve janë në pronësi të grave
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 21 May 2019
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha sot se derisa mbi 50 përqind e popullsisë së Kosovës përbëhet nga femrat, vetëm 10 përqind e bizneseve në Kosovë janë pronësi e grave.
Këto komente, Apostolova i bëri me rastin e publikimit të raportit “Kuota gjinore në bordet e korporatave në Kosovë”, me c’rast i ftoi gratë që të marrin pushtetin që iu takon, përfshirë edhe fushën e ndërmarrësisë.
Sipas saj, në çdo shoqëri duhet t’iu kushtohet rëndësi të gjithë mekanizmave që mund të zbusin hendekun e pabarazisë mes burrave dhe grave.
“Vetëm 10 përqind e bizneseve në Kosovë janë në pronësi të femrave. Zyra e BE-së në Kosovë çdo ditë mbështet zbutjen e hendekut të pabarazisë mes femrave dhe meshkujve në fushën e ndërmarrësisë. Projekti ERAC, i nxjerrë nga BE-ja, është tema e prezantimit të sotëm. Kuotat nuk janë çdo gjë, mirëpo mirë bëjnë. Kuotat kanë bërë përmirësim në përfaqësimin e femrave kudo që janë përfaqësuar. Femrat përfaqësojnë më shumë se 50 përqind të popullsisë të Kosovës, dhe mu për këtë, ato duhet të marrin pushtetin që iu takon, edhe në fushën e ekonomisë”, tha ajo.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, tha se nga 84 zëvendësministrat në Kosovë, 80 janë burra dhe vetëm 4 janë gra.
“Kjo është me të vërtetë shumë shqetësuese. I vetmi vend ku kuotat kanë dhënë rezultat është Parlamenti i Kosovës. Gratë deputete janë aktive dhe marrin edhe iniciativa për fusha të ndryshme. Besojmë fuqishëm se për t’u rritur vendimmarrja e grave ka vetëm dy mënyra: përfaqësimi i grave në politikë dhe përfaqësimi i grave në borde të korporatave dhe institucione”, tha ajo.
Ndërsa Carlos Abaitua nga Zyra e BE-së në Kosovë, foli për projektin e ERAC.
“Projekti ERAC është arritur në vitin 2013. Është një program që ka të bëjë ne fuqizimin e shoqërisë civile në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Granti është nënshkruar në vitin 2015 dhe ky është vitit i fundit i realizimit të tij, ndërsa ka kushtuar 1 milion e 100 mijë, 90 përqind është financuar nga BE-ja dhe 20 përqind nga ERAC”, tha ai.
E Jeta Bakija nga ERAC u shpreh se pjesë e projektit ka qenë edhe ngritja e kapaciteteve të asistentëve ligjor.
“Deri më tani kemi ngritur raste që kanë prekur rreth 300 mijë persona në Kosovë. Deri tani kemi 80 raste të zgjidhura. Disa nga sfidat kanë qenë mungesa e përfaqësimit joshumicë në zyrat komunale, braktisja e shkollimit sidomos nga fëmijët e komunitetit jo shumicë. Mungesa e zbatimit të ligjit për gjuhën ka qenë një nga fokuset tona. Ne kemi për qëllim publikimin e 24 raporteve, ky i sotmi është i 14-ti”, tha ajo.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...