Mundësi punësimi dhe trajnimi për më shumë se 240 punëkërkues
Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 13 May 2019
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), fton të gjithë punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në Zyrat e Punësimit në të gjitha komunat e Kosovës që të aplikojnë në kuadër të Programit të Subvencionimit në Pagë dhe Trajnimit në Punë.
Nëpërmjet Programit të Subvencionimit në Pagë dhe Trajnimit në Punë do të mbështeten mbi 240 punëkërkues të papunë, me fokus punëkërkuesit afatgjatë që hasin vështirësi për t’u trajnuar dhe punësuar.
“Krijimi i mundësive për punësim për punëkërkuesit në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në periudha afatgjata si dhe ofrimi i mundësisë së trajnimit për punëkërkuesit e papunësuar që kanë nivel të ulët arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës, janë objektivat e këtyre dy skemave”, thuhet në një komunikatë për media nga MMPS.
Afati i aplikimit është i hapur nga data 14 deri 24 maj 2019.
MPPS fton punëkërkuesit që të vizitojnë Zyrat e Punësimit, për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit, apo të shfletojnë ueb-faqet: www.mpms.rks-gov.net dhe http://aprk.rks-gov.net , ku edhe mund të shkarkohen formularët e aplikimit, të cilët duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Punësimit në komunën tuaj.
Të tjera
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ka laborator dro*ge në Leposaviq
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dy...
-
Mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut
Në Maqedoni të Veriut është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet presidenc...
-
Në kryeqytetin gjerman pritet emërtimi i një rrugë me emrin e Presidentit Rugova
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka takuar Florian Hauer, ...
-
Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Q...
-
Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Geor...
-
Xi në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ...
-
Këto janë vendimet që ka marrë Qeveria në mbledhjen e 203-të
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën...
-
Detaje nga tenderi 38 milionësh, shkak i të cilit u intervistua si i dyshuar zëvendësministri Hysen Durmishi
Hedhja e firmës në një tender në vlerë rreth 38 milionë euro, është bërë shka...
-
“Peshkirin do ta dorëzojnë në ring nga goditjet e forta”, Ali Ahmeti flet për koalicionin që po e mbështetë Kurti
Procesi zgjedhor për zgjedhjet e dyfishta, ato presidenciale dhe parlamentare...
-
MPB-ja thotë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve fillon nga 10 maji
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë ...
-
Qeveria miraton shpronësimin e pronave për rrugën Prizren – Tetovë, tenderi i së cilës po shoqërohet me plot dallavere
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e parcel...