Pas taksës në mungesë të produkteve, tregtarët kosovarë rritën çmimet e ushqimeve
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 12 May 2019
Taksën prej 100 për qind të vendosur nga Kosova për produktet që futen në vend nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e kanë shfrytëzuar tregtarët kosovarë.
Në mungesë të produkteve nga këto shtete, ata kanë rritur çmimet, shkruan Gazeta inFokus.
Në një analizë të publikuar nga Instituti GAP thuhet se në mesatare, çmimet e ushqimeve kanë qenë rreth 5.3 për qind më të larta prej kur është vendosur taksa.
“Në mesatare, çmimet e ushqimeve kanë qenë rreth 5.3% më të larta në periudhën sa ka qenë taksa në fuqi (nëntor-mars 2019) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në mungesë të produkteve zëvendësuese për disa prodhime kosovare, prodhuesit vendor i kanë rritur çmimet me hyrjen në fuqi të taksës prej 100%”, thuhet në analizën e këtij instituti.
Megjithatë, tregtarët e prodhuesit kosovarë nuk e shfrytëzuan taksën për ta rritur prodhimin e për të shtuar numrin e punëtorëve.
“Të dhënat nuk tregojnë për ndonjë rritje të përshpejtuar të industrisë përpunuese në Kosovë, qoftë sa i përket vëllimit të prodhimit apo gjenerimit të vendeve të reja të punës. Të gjitha këto lënë për të kuptuar se prodhuesit vendor nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë mundësitë”, theksohet nga GAP.
E këtu mund të ketë ndikuar edhe zëvendësimi i importit nga këto dy shtete, nga vendet e tjera. /Gazeta inFokus
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...