Solskjaer: Manchester City ka shumë cilësi, ja si mund ta ndalim në derbi!
Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 23 April 2019
Ole Gunnar Solskjaer ka folur në prag të derbit të së mërkurës, duke qenë i vetëdijshëm se pritet shumë nga të tijtë ndaj Manchester City, edhe pse në një moment aspak pozitiv sezonal. Pep Guardiola llogarit vetëm tri pikët në “Old Trafford”, si e vetmja mundësi për ta ruajtur kreun e Premier League dhe fituar sërish titullin. Një dhuratë në distancë pret edhe Liverpool, që kësaj here do të bëjë tifo për “Djajtë e Kuq”.
Sidoqoftë, i etur për fitore është edhe vetë Manchester United, që ka zbritur në vendin e gjashtë të renditjes (jashtë zonës Champions), pas rezultateve të fundit zhgënjyese. Solskjaer, skuadra e të cilit ka humbur gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit, në të gjitha garat, bën këtë prognozë për supersfidën me “qytetarët”: Manchester City ka shumë cilësi, sidomos në qakullimin dhe zotërimin e topit. Ne duhet të mbrohemi mirë. Kur ta fitojmë topin, duhet të jemi gati për të kundërsulmuar. Vetëm kështu mund ta zëmë në befasi kundërshtarin dhe ta godasim. Natyrisht, Manchester City nuk do të na e lehtësojë këtë. Do të ketë faulle, sepse kundërshtari angazhon shumë lojtarë përpara, do të na ndalojë aq lart sa mundet.
Kjo nuk është ndeshja më e mirë, që mund të kërkonim tani për autokritikë, edhe me lojtarë të dëmtuar. Vijmë pas një humbje të rëndë. Ne patëm një analizë pas ndeshjes me Everton dhe të gjithë lojtarët janë të zhgënjyer. Me të vërtetë na ka lënduar shumë ajo paraqitje. Loja e Manchester City është e përsosur, nuk shfaq thuajse fare pika të dobta në fushë.
Uroj që tifozët të na mbështesin. Do të ishte shumë mirë të riktheheshim te suksesi ndaj një skuadre si Manchester City. Unë kam ardhur këtu dhe kam thënë që do ta shijoj çdo sekondë të vetme. Nuk më pëlqen humbja, por është një sfidë e madhe, që të gjithë trajnerët e këtij klubi e kanë pasur mbi supe”.
Të tjera
-
Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur...
-
Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimet e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermani...
-
Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta
Policia e Kosovës kryesisht Njesitë Rajonale të Trafikut rrugor...
-
Me 400 kilogram du*an brenda, vetura me targa të Serbisë kapet nga Policia e Kosovës
Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjte...
-
Enver Sekiraqa në liri derisa dënimi ndaj tij ta marrë formën e prerë
Enver Sekiraqa është dënuar gjatë ditës nga Gjykata Themelore e Prishtinës, m...
-
Faturat e KEDS-it tashmë mund t’i paguani edhe përmes platformës eKosova
KESCO në bashkëpunim me platformën shtetërore eKosova, kanë krijuar mundësinë...
-
Shefi i BE-së: Shqetësuese rritja e sulḿeve fizike dhe fushatave njollosëse ndaj gazetarëve
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare ...
-
Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të ...
-
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, t...
-
Ferizaj, kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhúnoi një vajzë me të meta mendore
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opi...
-
Presidentja sllovene e përkrah Borut Pahorin që të marrë pozitën e të dërguarit të ardhshëm të BE-së për dialogun
Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar ka mbështetur përpjekjet e paraardhë...