Bytyqi : Ka shumë vende pune, por kemi mungesë të rinjve në ato drejtime
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 15 April 2019
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (Shyqiri Bytyqi dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova kanë hapur edicionin e diskutimit me nxënës “EU Teach a Day” në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë. Përmes kësaj ligjërate, ata i ftuan nxënësit që të studiojnë në ato fusha, ku Kosova ka mungesë të kuadrove dhe të shikojnë perspektivën evropiane të vendit.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media shkruan gazeta inFokus
Ministri Shyqiri Bytyqi tha se, Ministria e Arsimit është e përkushtuar në ofrimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë në Kosovë, ndërsa i sugjeroi ata që të këshillohen dhe të identifikojnë talentin e tyre, përpara se të përzgjedhin profesionin.
“Duke u orientuar në karrierë ju do të jeni lider të ardhmes tonë, mos ngurroni të kërkoi përkrahjen tonë që vërtetë ju të orientoheni drejtë dhe të jeni e ardhmja”, u shpreh ministri.
Ministri Bytyqi theksoi se, të rinjtë duhet të shohin edhe përparësitë e sektorit privat të punës dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, për të cilin Kosova ka nevojë.
Duke folur për rëndësinë e përcaktimit në karrierë, ministri foli për fushën e energjetikës, si një ndër sektorët me perspektivë në të ardhmen, pasi parashihet që të investohen miliona.
“Ka shumë vende pune, por kemi mungesë të rinjve në ato drejtime”, tha ministri Bytyqi.
Bytyqi tha se sistemi i edukimit nuk ka arritur maksimumin, por perspektiva evropiane e të rinjve është e garantuar.
Ndërsa, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova foli për procese të rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës dhe rëndësinë e orientimit të të rinjve në karrierë.
Apostolova theksoi se, se po hapet një edicion për të diskutuar për edukimin në Kosovë, të ardhmen e nxënësve dhe orientimin në profesionin që ata e duan./Gazeta inFokus
Të tjera
-
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës
Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asambl...
-
Gazetarja: Turistët nga Kosova “braktisin” Durrësin, shtohen rezervimet nga këto vende
Numri i madh i turistëve është kryefjala e këtij sezoni turistik në Shqipëri....
-
Presidentja Osmani merr një epitet te veçantë në familje
Presidentja Vjosa Osmani sot ka ndarë me ndjekësit e saj një lajmë të mirë. ...
-
Arrestohet dhe suspendohet një polic në Gjakovë, dyshohet për “Kano*je”
Një polic në Gjakovë është arrestuar dje, pasi i njëjti dyshohet se e ka krye...
-
“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot po qëndron për vizitë në Itali ku do ...
-
Opozita s’pritet të pajtohet për shpërndarje të Kuvendit
Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës s’pritet të gjejnë gjuhë të përbashkë...
-
Haradinaj kujton në përvjetorin e rënies së tyre, dëshmorët e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në ...
-
Jakup Krasniqi e takon për herë të parë mbesën në Hagë
Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka takuar për herë të parë mbesën e tij...
-
Gjobiten shoferët në Prizren, tejkaluan kufizimin e shpejtësisë
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ne Prizren ka hasur në shoferë të cilët në ...
-
Rama pritet me atmosferë mahnitëse nga shqiptarët në Milano
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga pallati i sportit...
-
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen – MSH sqarohet
Pacientët në Kosovë janë të detyruar të lëvizin nga një barnatore në tjetrën ...
-
Klinika e Kirurgjisë Vaskulare vitin e kaluar kreu rreth 1 mijë e 300 operacione të suksesshme
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka bërë të ditur ...