E vranë dhe më pas e djegën, detaje të reja për rastin në Skënderaj
Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 09 April 2019
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin e djeshëm ku një person u gjet i vdekur brenda një veture në Skënderaj.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se rasti është duke u cilësuar si vrasje e rëndë.
Kjo për faktin se siç ka bërë të ditur Zahiti, në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të plumbave.
Nga dyshimet e para, dyshohet se viktima është një 48 vjeçar.
“Vepra është cilësuar si vrasje e rëndë nga fakti se në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja. Viktima dyshohet se është 48 vjeçar, ndërkaq që trupi është dërguar në obduksion”, ka thënë ai.
Ndërkaq që ai po ashtu ka bërë të ditur se ende nuk është bërë identfikimi i saktë i viktimës për shkak se trupi i tij ka qenë i karbonizuar.
“Dëshmitari mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një veturë është përfshirë në zjarr dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin. Pas shuarjes së zjarrit është vërejtur se brenda automjetit, është një trup i pajetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, i cili e ka cilësuar rastin dhe me urdhrin e tij, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Të tjera
-
Inspektorati i Prishtinës parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania, gjobit palën
Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpim...
-
BE: Këshilli do të diskutojë për masat ndaj Kosovës në bazë të një raporti të Borell mbi përmbushjen e kushteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë në linjë me konkluzion...
-
Voziti me fëmijë në prehër, dënohet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj
Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në qytetin e Mitrovicës, pasi i një...
-
Lajçak: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia t’ia njohë simbolet, dokumentet e institucionet
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...
-
Qytetarët në Ferizaj dalin në ‘peshkim’ pas reshjeve të shiut
Qytetarët në qytetin e Ferizajt kanë shfrytëzuar rastin që të ironizojë pas p...
-
Vdẻs i moshuari nga Novi Pazari në një hotel në Prizren, dyshohet për su*m në zemër
Një 60 vjeçar, boshnjak nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur sot derisa po që...
-
Ish-drejtori i KEK-ut Njazi Thaqi thotë Korporata po rrezikon falimentimin
Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqi, përmes një shk...
-
Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku aderon në Nismën e Fatmir Limajt
Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e ...
-
Ministri Aliu deklaroi se autostrada Prishtinë-Mitrovicë përfundon brenda afateve, reagon deputetja e LDK-së
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me gjendjen e rrugës...
-
Besimi i investitorëve të huaj rritet në tremujorin e parë
Një sondazh i fundit nga Këshilli për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare i K...
-
“Kur dikush nuk të pranon në dhomë për faktin se je e verbër”, studentja nga Vitia flet për diskriminimin
Kur një studente refuzoi ta ndante dhomën e konviktit me të, Mimoza Zejnullah...
-
Ministri Liburn Aliu i bindur: Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë përfundon brenda afateve
Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prisht...