Ekonomi

Lluka: Punësimet mund t’ia ulin vlerën Telekomit

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 05 April 2019

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka deklaruar se punësimet e shumta që kanë ndodhur kohëve të fundit në Telekomin e Kosovës, mund t’ia ulin vlerën atij.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk pret që investitorët të largohen për këtë çështje.

“Kjo nuk do t’I largojë investitorët, por do t’ia ulë vlerën Telekomit. Ka mundësi që kompanitë që duan ta privatizojnë Telekomin do t’i propozojnë disa pako atraktive për punëtorët që dëshirojnë ta lënë punën dhe tash si shkak i numrit të madh të punëtorëve, kompania mund t’i fus këto shpenzime edhe tek oferta e privatizimit”, ka thënë Lluka në Interaktiv. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy