Rriten kreditë, 70 milionë euro për biznesin dhe familjet
Autori: Gazeta inFokus
16:12 | 31 March 2019
Pas një ngërçi të gjatë disa vjeçar, kredia për ekonominë duket se ka nisur të shfaq shenja gjallërimi. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në dy muajt e parë të vitit, kredia që bankat kanë dhënë për biznesin dhe familjet u rrit me gati 9 miliardë lekë ose 70 milionë euro.
Të dhënat e detajuara tregojnë se një pjesë e kësaj është efekt i kursit të këmbimit. Në dy muajt e fundit euro është forcuar ndaj lekut dhe kjo bën që kreditë e dhëna në euro tani të përkthehen në më shumë lekë. Por ky efekt është relativisht i vogël.
Pjesa më e madhe e rritjes së kredisë ka ardhur nga disbursimi i huave të reja dhe sinjali më inkurajues është rritja e kredive për biznesin privat. Prej disa vitesh kredia për biznesin, ka qenë në trajektore rënëse. Por në dy muajt e parë të këtij viti, kredia për bizneset u rrit me 7 miliardë lekë, nga 317 miliardë lekë që ishte në 324 miliardë lekë, përcjell tch.
Sinjalet për gjallërimin e kredisë u shfaqen që në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kur bankat private raportuan në vrojtimin periodik të bankës së Shqipërisë, rritje të kërkesës për hua nga biznesi, veçanërisht për investime të reja.
Që pas vitit 2012, mungesa e kredive ka qenë një nga faktorët më frenues për rritjen ekonomike. Por nëse sinjalet inkurajuese të muajve të fundit do të konfirmohet edhe në vijim, ekonomia shqiptare mund të ketë një ndihmë shtesë këtë vit, i cili është paralajmëruar si i vështirë.

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...

































