Mungojnë investimet e mëdha në Kosovë, shkak tregu i vogël
Autori: Gazeta inFokus
14:35 | 19 March 2019
Çdo bllokadë apo çdo krizë politike në vend, manifestohet edhe me rënie të atraktivitetit për investime e huaja direkte në Kosovë. Kështu vlerësojnë ekspertët dhe njohësit e çështjeve ekonomike.
Ndërkohë, profesori i ekonomisë, Sejdi Rexhepi vlerëson se Kosova është një treg i vogël dhe nuk mund të priten investime të mëdha.Faktori politik është një prej faktorëve determinant në tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vend.
Situata e tanishme, po bënë që investitorët, të hezitojnë të investojnë në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi tha për Radio Kosovën, vlerëson se ka rënie të investimeve direke në vendit tonë.
Sipas tij, një ndër shkaktarët për këtë rënie është edhe situata e tanishme politike në vend.“Vendi në përgjithësi ka një ulje të atrkativitetit për investime. Në çdo situatë të krizave politike, paqartësive politike, apo bllokadave të caktuara, që shpesh herë po na karakterizojnë, shumë më herët në Parlament, dhe në disa raste edhe brenda qeveri. Dhe të gjitha këto po ndikojnë në tensionimin e situatës, dhe normal sa më shumë që rritet rreziku politik, aq më shumë bien investimet”, tha Rukuqi për Radio Kosovën.
Ndërkohë, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se vendi ynë ka nevojë jashtëzakonisht të madhe për tërheqje të investimeve edhe për një stabilitet më të madh politik, ashtu që të ketë arritje më të qëndrueshme.“Ne kemi pas një destabilitet politik dhe kemi pas probleme të brendshme, dhe këto janë karakterizuar me normë të ulët të investimeve të huaja direkte. Kjo do të duhet të ishte argument kryesor që çdo politikan ta ketë parasysh”, thekson Zeka.
Profesori dhe njohësi i ekonomisë, Sejdi Rexhepi thotë se Kosova nuk ofron ndonjë treg të madh për ata që duan të investojnë në Kosovë
.“Asnjëherë nuk mund të presim që do të kemi investime të mëdha sepse tregu i Kosovës nuk ofron një treg të gjerë, që ndonjë investitor i madh të mund të investoje në të . Investitorit potencial tani në situatën e krijuar sigurisht që është dashur të shohin një mundësi për të depërtuar në tregun e Kosovës, i cili tash për tash është konsumues, dhe si i tillë do t’u mundësoi që të zgjerojnë tregun e tyre, qoftë përmes shitjes së mallrave të shërbimeve apo edhe përmes investimeve”, tha Rexhepi.
Ndryshe, ekspertët vlerësojnë se viti 2018 ka qenë vit i keq për investime, me një vlerë të përgjithshme të investimeve prej 121.9 milionë euro. E që krahasuar me vitin paraprak kemi një rënie prej 43 për qind

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...































