Haradinaj: PDK-ja të mos më çojë selame
Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 14 March 2019
Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e partnerit të tij të koalicionit, Kadri Veseli se ai mund ta lë në lloç çdokënd që prish raportet me Amerikën.
Haradinaj në TV Dukagjini, ka thënë se e kupton Kadri Veselin dhe se ky i fundit nuk po e kërcënon Haradinajn, por vetëm po e këshillon që ta suspendojë taksën.
“Kur je kryetar i Qeverisë je i detyrumë me i pasë analizat e procesve. Unë jam i obligumë me ditë cka po ndodh nëpër botë, ndryshe ma mirë është me shku në ship. Unë e kam pa që koha i ka kushtu vendit tim. Unë s’e di cka është ky dialog. Ma s’pari Avnia e Gjuriqi s’janë taku prej qe një vit. Shiqoni unë e di që kjo ka ndodh, na ka ndodh një lloj evouimi kush cka na ka ndodh. Partnerët e koalicionit e kanë pa si rreziku i prishjes së raporteve me SHBA’në por unë nuk shoh rrezik. Unë mendoj se në një listë të shumë temave, Kosova –SHBA, na jemi ok. Na kemi probleme shumë të mëdha të tjera që na i kërkon Amerika t’i zgjedhim sic janë korrupsioni, luftimi i krimit. Shiqoni është e vërtetë që kjo cështje na i jep disa minusa, por do të fitojmë edhe plusa tjerë, por taksa nuk i prishë raportet me Amerikën”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se nëse dikush konsideron se ai (Haradinaj) po i prish raportet me Amerikën ai dorëhiqet.
“Shiqoni kontrata jonë nuk është e përjetshme obligative dhe në cdo situatë kur PDK e vlerëson dhe kanë gjykimin se po prishemi me aleatin tonë, atëherë është cështje e tyre. Unë jam i të njëjtit mendim me kryetarin Veseli, nëse vjen puna me i prish marrëdhëniet me Amerikën, unë vetë shkoj në ship. Unë muj e marr një vendim që sun i pajtoj ama unë vetë shkoj në shpi. Nuk i baj vend popullit tem, nuk i baj dam miqësisë me Amerikën, por tashti si gjykohet marrëdhëniet me Amerikën dhe në cka i bazon ato është dicka që duhet me u vlerësu. Nuk është se u prish marrëdhënia o njerëz. Shiqoni ju e dini se qortime i jepni edhe dikujt në shpi, por nuk është kjo kërcënim”, thotë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për ‘selamet’ që po ia cojnë figura të larta të PDK-ës lidhur me taksën.
“Shiqoni edhe zotin Hoxhaj e kam mik dhe flas shpesh me të, ne jemi partnerë koalicioni dhe nuk kemi nevojë me i bë të fala njëri tjetrit përmes mediave. Nuk më bëjnë shumë mirë këto, nuk është se më dëmotjnë por nuk i shoh si shumë të mira këto. Veseli nuk po kërcënon, por po më sqaron, po thotë për hatër të miqve me suspend taksën. Nëse partneri i koalicionit që është kryeministri po i dëmton marrëdhëniet me SHBA’në unë vetëdorëhiqem”, ka thënë Haradinaj.
Të tjera
-
Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami e Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëv...
-
Dita e të Zhdukurve, Osmani: Pl*ga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo ...
-
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deput...
-
Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE
Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 1...
-
Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni, u vërtetua mungesa e autoritetit moral e të parit të Kosovës atje
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presiden...
-
Oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin për Ranger në ShBA
Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organi...
-
Edhe mbi 1600 persona të zhdukur nga lu*ta e fundit, MPJ: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës
Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Ministria e ...
-
Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj
Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj nd...
-
LDK-ja në Ditën e të Zhdukurve: Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit n...
-
Tërmet në Itali
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin...
-
Kurti për Asociacionin: Ahtisaari parasheh një bashkëpunim ndërkomunal, por larg asaj që kërkon Beogradi
Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës n...