A do të shtrenjtohet rryma pas ndërtimit të “Kosovës së Re”?
Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 14 March 2019
Me fillimin e punës së Termocentralit “Kosova e Re” tarifat e energjisë elektrike do të shtrenjtohen mbi 50 përqind.
Udhëheqësi i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Ymer Fejzullahu, tha sot se nga 60 euro sa është çmimi aktual për megavat, do të ngritet në 90 euro me të filluar së funksionari TC “Kosova e re”.
Këto të dhëna janë bërë publike gjatë një diskutimi të organizuar nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm(KOSID) me temën “Tërheqja e Bankës Botërore nga investimet në thëngjill”.
“Rregullatori e ka bërë një vlerësim preliminar, dhe është thënë se mbi 50 përqind është ndikimi që pritet në vitin kur hyn në operim Kosova e re”, theksoi Fejzullahu.
Bashkëthemeluesi i KOSID Haki Abazi tha se tërheqja e Bankës Botërore nga përkrahja financiare për projektin “Kosova e re”, është vendim i qëlluar dhe mjaft me rëndësi. Një ndër arsyet e tërheqjes së BB nga “Kosova e re” është çështja mjedisore dhe sociale.
Abazi ka thënë se alternativa për prodhimin e energjisë do të ishte investimet në energji të ripërtëritshme dhe shfrytëzimi i interkonjeksionit me Shqipërinë.
Ai ka thënë se prodhimet e energjisë me thëngjill janë të dëmshme për ambientin dhe qytetarët, ngaqë TC “Kosova A” mbetet ndotësi më i madh në Evropë.
“Kanë ardhur delegacione kosulente prej Evropës, prej Shteteve të Bashkuara dhe kur e kanë parë se në çfarë gjendje është dhe çfarë impakti ka me pasur deri te zhvendosja e popullatës nuk e kanë përfunduar asnjë herë. Kjo është arsyeja e pse është tërhequr Banka Botërore”, tha Abazi.
Ndërsa, Viktor Berisha, tha se ka shkelje ligjore për dhënien e pëlqimit për çështje mjedisore kompanisë “Contour Global” nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për çka edhe ka paditur këtë Ministri.
“Pëlqimi mjedisor I cili është dhënë sipas studimeve tona është ka shkelje shumë të mëdha sa I përket involvimit të publikut dhe palëve të interesit në diskutim të këtij vlerësimi mjedisor që është tani. Ka shkelje direkte të ligjeve të Kosovës dhe në bazë të të cilave ne edhe kemi ngritur padi kundër Ministrisë së Mjedisit për shkak të shkeljeve procedural të cilat kanë ndodhur”, ka thënë Berisha.
Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, theksoi se sa i përket ndotjes së ambientit nga “Kosova B” ekzistojnë fondet prej 78 milionë euro për ndërrimin e filtrave, por sipas tij, KEK nuk po arrijë ta procedojë këtë projekt për shkak të procedurave tenderuese.
Matoshi theksoi se nga Ministria e Ambientit janë dhënë të gjitha pëlqimet mjedisore kompanisë “Contour Global” për ndërtimin e “Kosovës së Re”. Matoshi tha se nuk ka informatë për padinë e ushtruar nga shoqëria civile ndaj Ministrisë.
“Të paktën zyrtarisht nuk jam i njoftuar(për padi). Dua me besua që vendimi për pëlqimin mjedisor është i rregullt dhe dua me ftua Gjykatën për këtë padi me trajtua me urgjencë. Edhe ne bëjmë padi, kemi inspektorat, bëjmë padi të ndryshme kohë pas kohe, i kemi bërë ndotësve të ndryshëm, I kemi bërë edhe KEK-ut”, tha Matoshi.
Ndërsa, edhe Dajana Berisha nga FIQ i është gëzuar vendimit të BB për tërheqjen nga projekti “Kosova e Re”.
Berisha theksoi se ndër arsyer e tërheqjes së BB nga Kosova e re është edhe planifikimi për zhvendosjen e pa dinijtetshme të banorëve të Hades.
“Banka Botërore një nga arsyet madhore për të cilën ata janë tërhequr prej investimeve në Termocentralin Kosova e re, ka qenë edhe mos përputhja ose mos zbatimi si duhet për një zhvendosje të dinjitetshme të banorëve të Hades. Kjo është një fitore e përbashkët me KOSID”, deklaroi Berisha.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se ndërtimi i projektit “Kosova e re” do të fillojë këtë vit.

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...

































