Një vit, asnjë njohje
Autori: Gazeta inFokus
08:44 | 11 March 2019
Për më shumë se një vit Kosova nuk e ka siguruar asnjë njohje ndërkombëtare të pavarësisë së saj, përderisa Serbia vazhdimisht po njofton për tërheqje të tyre.
Opozita dhe analistët politikë thonë se diplomacia kosovare është shumë e dobët dhe e paorganizuar, përderisa në Ministrinë e Jashtme të Kosovës i paralajmërojnë 19 njohje të reja.
Ka kaluar një vit prejse Kosova nuk e ka siguruar asnjë njohje ndërkombëtare, përderisa Serbia në anën tjetër po njofton për disa tërheqje të njohjeve të shtetit që e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.
Shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës ka qenë Barbadosi, i cili lajmin për njohje e ka dhënë më 15 shkurt të vitit 2018, në prag të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së vendit.
Pa i llogaritur edhe çnjohjet nga Serbia, të cilat i kundërshton fuqishëm Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, pavarësinë e vendit deri më tani e kanë njohur 116 shtete të botës.
Derisa diplomacia kosovare është në “gjumë” qe një vit, përfaqësues të opozitës në vend, si dhe analistë politikë vlerësojnë që mungesa e njohjeve dhe çnjohjet që po i paralajmëron Serbia janë pasojë e dështimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilën e udhëheq zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.
Por në Ministrinë që e drejton Pacolli thonë për “Zërin” se po i presin 19 njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...

































