Lifestyle

Viagra në pijen energjike, tërhiqet nga tregu

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 06 March 2019

Tërhiqet nga tregu një pije energjike, e cila cilësohej shumë e rrezikshme.

‘Natural Power Sx’, një pije energjike në shishe e prodhuar në shtetin e Zambia, u tërhoq nga disa shtete afrikane për shkak të efekteve që shkaktonte.

Kjo pasi tek pija u gjet prani viagre dhe disa persona, përjetuan ereksion të zgjatur.

-Advertisement-

Një konsumator i rregullt rrezikoi jetën, për shkak të ereksionit të zgjatur mbi gjashtë orë, duke iu drejtuar mjekut, i cili zbuloi edhe shkakun. Kështu burri bëri denoncim kundër kompanisë prodhuese, ku nga analizat e kryera te pija, u konstatua prani sildenafil, një molekulë e cila që nga viti 1998 tregtohet si viagra.

Viagra ama është një medikament që merret me recetë mjeku, pasi në të kundërt mund të ketë efekte të rënda tek përdoruesi, si në rastin e konsumatorit të pijes, shkruan noa.al.

Kështu pija u tërhoq nga tregu, ndonëse kompania pretendon se përbërësit e saj janë të gjithë me bazë natyrale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera