Trajkoviq: Thaçi e Vuçiq po bëjnë përpjekje të mëdha për korrigjimin e kufirit
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 04 March 2019
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë dobi nga çështja e shkëmbimit të territoreve në mes të dy vendeve, prandaj edhe janë të gatshëm për ta bërë një gjë të tillë
Trajkoviq ka theksuar se Vuçiq dhe Taçi kanë dobi në këtë aspekt dhe për këtë arsye janë të gatshëm për këtë ide.
“Për Thaçin kjo çështje do të ishte e përshtatshme për mbrojtjen nga përgjegjësia para Gjykatës Speciale dhe në këtë mënyrë do të amnistohej për atë që ka bërë, trafikimin e organeve të serbëve të abuzuar e kidnapuar”, është shprehur Trajkoviq.
Nga ana tjetër, ajo ka thënë se Vuçiq nuk heq dorë nga kjo ide, duke shfaqur dyshimet se ai ka disa obligime ndaj Thaçit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Është i përcaktuar të punojë në një projekt që është jashtëzakonisht i pafavorshëm për ne, që nënkupton vendosjen e një kufiri të përhershëm përmes demarkacionit, që në thelb nënkupton ndryshimin e identitetit të Kosovës dhe që nga një identitet i krishterë përmes historisë, ai do të bëhet plotësisht mysliman, një bazë për krijimin e organizatave ekstreme myslimane , për forcimin e tyre si 99% e popullsisë myslimane dhe 1% e të krishterëve”, tha Trajkoviq.
Ajo ka theksuar se Bashkimi Europian do ta hedh poshtë projektin e shkëmbimit të territoreve, duke shtuar se do të jetë prioritet zgjidhja e çështjeve të brendshme, siç janë të drejtat e njeriut dhe respektimi i tyre.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...