Ministria e Integrimeve Evropiane i humbi 14 milionë euro nga BE
Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 04 March 2019
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë bërë një varg kritikash ndaj ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, për mos zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që ka rezultuar me humbjen e dhjetëra miliona eurove nga Bashkimi Evropian.
Deputeti Armend Zemaj theksoi se Kosova i ka humbur 14 milionë euro për moszbatimin e 11 kushteve ndaj Bashkimit Evropian, dhe kjo Ministri nuk ka përmbushur 60 përqind të masave për MSA-në.
“Në kuadër të kësaj ka humbje edhe të fondeve nëse i referohemi këtij raporti. Pra, 11 kushtet e kërkuara nuk janë plotësuar dhe këtu nga 25 milionë euro gjatë vitit 2018 Kosova ka humbur 14 milionë”, theksoi Zemaj.
Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri theksoi se është me rëndësi të thuhet se zgjedhjet në Parlamentin Evropian, korrupsioni dhe krimi i organizuar shuajnë shpresat se do të ketë shpejt liberalizim të vizave.
“Fokusi ynë duhet të jetë në këtë drejtim që të luftohet krimi dhe korrupsioni, sepse nuk dëshirojnë t’u shtohet edhe një shtet, ku ka mungesë të luftimit të krimit dhe korrupsionit… Vërtetë sot është qesharak kur dëgjon që është arrestuar dikush për 20 euro, ndërkaq milionerët tek ne qëndrojnë të pa dënuar, dhe kjo është shqetësuese”, tha Beqiri.
Deputeti Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate theksoi se ka pasur mjaft gënjeshtra nga pushtetarët se do të ketë liberalizim të vizave. Zeka ka kërkuar nga Ministria e Integrimeve që të përmbushen kërkesat e BE-së dhe SHBA-ve.
“Është mirë me u lodh edhe në të ardhmen në përmbushjen e obligimeve dhe detyrave tona të përcaktuara nga qytetarët e Republikës së Kosovës dhe në radhë të dytë nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që na janë dhënë disa detyra…. Jemi 20 deputetë të Parlamentit të Kosovës me akuza dhe aktakuza. Dhe tani lind pyetja, në qoftë se presidenti e ka kap nyje prokurorin e shtetit dhe në qoftë se presidenti Thaçi e përdor Aleksandër Lumezin me plot prokurorë të tjerë për me i ngritë aktakuzë kujt të donë… Nuk i ngritet aktakuzë një deputeti ose një politikani për hakmarrje politike”, tha Zeka.
Ndërsa, kryetarja e Komisionit Blerta Deliu- Kodra duke iu referuar rastit të fundit të anëtarit të Bordit të Telekomit, ka kërkuar nga ministrja Hoxha që të ndalen punësimet në borde që janë politike.
Lidhur me këtë, deputeti Milaim Zeka ka pranuar se rasti i anëtarit të Bordit në Telekom, Osman Ejupi që i ka punësuar katër fëmijët e tij në këtë kompani është nga radhët e NISMA-s.
“Ne, ministre si kriter kemi pasur jo rrallë de politizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike. Ka qenë njëri prej shqetësimeve serioze që janë adresuar në raportin për vendin, prandaj, rastet e tilla nuk duhet të përsëriten më dhe duhet që sundimi i ligjit të jetë prioritet në mënyrë që mos të ketë një arbitraritet siç ka ndodhur me rastin e fundit”, tha Deliu – Kodra.
Ndërsa, ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha humbjen e miliona eurove nga BE, i ka quajtur spekulime.
Hoxha ndër të tjera ka thënë se sa i përket taksës ndaj Serbisë, kjo Ministri nuk ka marr ndonjë reagim që mund të ketë ndërlidhje me liberalizimin.
Ndërsa, për çështjen e liberalizimit të vizave, Hoxha ka thënë se nuk qëndron fakti se kjo Ministri nuk ka pasur angazhim serioz.
Kurse, ka pranuar se disa nga prioritet e ERA-s dhe MSA-së nuk janë zbatuar, por që pret të zbatohen në vazhdim.
“Prioritetet që kanë mbetur të pa zbatuara, duhet të zbatohen në vazhdimësi edhe në dokumentin e ERA 2, i cili është një dokument që përafërsisht mbulon shtyllat, pra qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, arsimin apo konkurrueshmërinë si dhe zhvillimin ekonomik apo tregun e lirë…Kosova nuk ka humbur as edhe një cent të vetëm nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Hoxha.
Deputetja Fatmire Kollçaku nga Vetëvendosje tha se Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit janë në fund të listës për zbatimin e masave të MSA-së. Ajo shtoi se Kosova ka dështuar në planin e integrimeve.

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...


































