Kosova humbi 43.4 milionë euro nga fondet e BE’së, ato iu alokuan Serbisë (Grafikoni)
Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 04 March 2019
Kosova ka humbur 43.4 milionë euro nga fondet e IPA’s të Bashkimit Evropian në gusht të vitit 2018. Kështu ka bërë të ditur Instituti EPIK në raportin e tij të parë monitories për fondet e BE’së që lidhen me procesin integrues të Kosovës. Në bazë të statistikave që paraqet EPIK, shihet se si miliona eurot që ka humbur Kosova, faktikisht i janë alokuar Serbisë, përcjell inFokus.
“Instrumenti i Asistencës të Para-Anëtarësimit (IPA) është instrumenti kryesor financiar i BEsë me anë të cilit BE-ja mbështet zbatimin e reformave të Kosovës në procesin integrues. Gjatë periudhës 2007-2014, Kosova kishte përfituar €650 milionë nga fondet e IPA-së. Në gusht 2014, për periudhën 2014-2020, BEja miratoj Strategjinë Indikative Financiare e cila alokoj për Kosovën buxhet prej €645.5 milion”, bën të ditur EPIK në analizën e tyre.
“Në prill 2018, Ministrja e Integrimit Evropian u emërua Koordinatore Kombëtare për IPA, përgjegjës për koordinimin e asistencës së BEsë në Kosovë. Në gusht 2018, alokimet buxhetore u rishikuan për gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe si pasojë Kosovës humbi €43.4 milion dhe rrjedhimisht i tërë buxheti për periudhën 2014-2020 ka rëne në €602.1 milion”, njofton tutje ky Institut.
“Nga ana tjetër, buxheti i BE-së për Serbinë u rrit për €31 milion – nga €1.50 miliard në vitin 2014 në €1,53 miliard në vitin 2018. Ndërsa për Malin e Zi u rrit për €8.6 milion – nga €270.5 milion në vitin 2014 në €279.1 milion në vitin 2018”, thuhtet tutje në njoftim.
Prioritetet e përcaktuara për financim nga fondet e IPA’s janë: demokracia dhe qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe drejtat themelore, mjedisi, ndryshimet klimatike, energjia, rritja e konkurrueshmerisë, inovacioni, bujqësia dhe zhvillim rural, arsimi, punësimi dhe politikat sociale.
Gjeni më poshtë edhe ilustrimet e detajuara:
Të tjera
-
Shfaqet një variant i ri i Covid-it: Cilat janë katër simptomat kryesore?
Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atë...
-
Ish-kryetari i Leposaviqit mohon se ka ndikuar në punësimin e të akuzuarve tjerë
Në gjykimin për korrupsion e krim të organizuar ndaj ish-kryetarit të Leposav...
-
Dreka e fundit në Nju Jork e Kryediplomatit të BE’së Josep Borell me liderë të Ballkanit Perëndimor
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të ketë një drekë pune me lide...
-
Zemaj: Që 1 muaj në Onkologji mungon një injeksion, pacientët në mungesë të tij ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj thotë se që 1 muaj në Klinikën e Onkologjisë t...
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
Dy shqiptarë dolën para Gjykatës së Qarkut Wil si “njerëz terreni” të një ban...
-
“Fajin s’na e ka BE, por Kurti”, Haziri: Vuçiç do të krijojë korridore etnike në Kosovë
Serbia është burim destabilizimi, dhe po kërkon krijimin e korridoreve etnike...
-
Ekspertët: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë të çështjeve të in...
-
Osmani në Nju Jork, takohet me artistin Petrit Halilaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit...
-
“Ndoshta ka me pasë arrestime”, frikësohet deputeti Abrashi pas intervistimit të Dejona Mihalit
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria ...
-
Ky është parashikimi i motit për vikend
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë ...
-
Haziri kritikon Kurtin: Shtetin që dikur e kundërshtonte, tani po e izolon
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, d...
-
RTK: Në veri për 7 muaj u shpenzua rrymë në vlerë prej 8 milionë euro, u paguan 600 mijë
Energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, ka...