Programi Nacional për Rini vlerësohet i kotë, ai nuk e përmend fare punësimin
Autori: Sylejman Sylejmani
14:56 | 28 February 2019
Me bujë të madhe koordinatori nacional për Kulturë, Rini e Sport, Rexhep Hoti e ka shpalosur nëpër të gjitha qytetet e Kosovës programin e tij për rininë.
Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se ky program nuk po trajton problematikat kryesore të rinisë kosovare, shkruan Gazeta inFokus.
Në gjithë programin 59 faqesh, punësimi përmendet shumë pak.
Një prej rasteve të pakta kur përmendet punësimi, është rasti kur koordinatori Hoti e ka marrë si shembull Brazilin.
“Zhvillimi i sportit sjell edhe përfitime të mëdha në ekonominë e vendit. Analiza të ndryshme nxjerrin në pah ndërlidhjen e sportit me zhvillimin ekonomik dhe vende të tëra bëjnë investime strategjike pikërisht për përfitime ekonomike. Brazili për një kohë të gjatë e ka parë sportin si një ndër burimet e mëdha ekonomike, ndërsa kontributi në punësim në aktivitetet që kanë lidhje me sportin në Britaninë e Madhe është 2,3 për qind e të gjithë të punësuarve”, thuhet në pikën 3.2 të programit ku shpjegohet rëndësia e garave në sport.
E garat të cilat do të zhvillohen në dituri, kreativitet kulturor, mendim kritik e garat në sport, sipas programit do t’i përgatisin të rinjtë më mirë për tregun e punës.
Eksperti për çështje sociale Vebi Mujku vlerëson se ky program nuk është hartuar në mënyrën e duhur.
Rinia, sipas tij është diskriminuar në vazhdimësi në punësim dhe një dokument i tillë është dashur t’i kushtojë një vëmendje më të madhe punësimit të rinjve.
“Një dokument i tillë është dashtë ti kushtoj një vëmendje më të madhe punësimit të rinjve, duke krijuar edhe kushte më të mira si dhe lehtësim në punë. Posaçërisht kur kemi parasysh faktin se për tu punësuar një i ri për herë të parë në institucione publike kërkohet 2 ose 3 vite përvojë pune, të cilën studentët nuk kanë se si ta përmbushin gjatë studimeve të tyre. Ky kriter diskriminues duhet të largohet sa më parë, dhe në këtë dokument nuk është përmend fare. Qasja e punësimit në këtë dokument është shumë negative dhe sipërfaqësore”, ka thënë Mujku.
Problematikë të madhe mos-përmendjen e punësimit në këtë program, e sheh edhe Dashurie Ahmeti, e cila udhëheqë me sektorin për Rini në komunën e Ferizajt.
Ahmeti ka thënë për inFokus se ky është një gabim i madh.
“Gabim është. Nëse departamenti i rinisë punon mjaftueshëm në ngritjen profesionale të të rinjve, atëherë po më çudit pse nuk është përmend punësimi. Shtrohet edhe pyetja se cilat janë akterët që kanë punuar në Programin Nacional për Rini, se sa janë njohës të fushës. Nganjëherë na vijnë dokumente që përpilohen prej njerëzve që nuk kanë haber në fushën e rinisë”, ka theksuar ajo.
Megjithatë, në zyren e koordinatorit këmbëngulin se punësimi nuk është e vetmja gjë e rëndësishme.
Në një përgjigje për Gazetën inFokus, ata kanë thënë se para se të mendohet për punësim, duhet të mendohet për arsimim e edukim.
“Para se të mendohet për punësim, duhet të mendojmë për arsimin dhe edukimin që janë bazike, e ne jemi të thirrur pikërisht për këtë. E dyta, për rininë nuk është i rëndësishëm vetëm punësimi. Më e rëndësishme se kaq është mundësia që të rinjtë të fillojnë organizimin e jetës në forma nga më të ndryshmet, që nga krijimi i bizneseve deri te format tjera elitare”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Pjesë e Programit Nacional për Rini janë edhe shumë gara, të cilat pritet të organizohen në disiplina të ndryshme.
Megjithatë, edhe për to ka shumë dyshime eksperti i çështjeve sociale, Vebi Mujku
“Nuk është zhvilluar ndonjë strategji apo plan veprimi se si do të parandalohet braktisja dhe emigrimi, dhe aktivitetet e parapara janë apo duhet të ishin vetëm pjesë e kutikulës së rregullt. Nëse marrim shembuj nga kultura, sporti dhe muzika ne jemi dëshmitar për arritjet e sportistëve dhe këngëtareve të cilët kanë jetuar jashtë Kosovës, pikërisht për shkak të kushteve që ju kanë mundësuar shtetet ku jetojnë ata”, vlerëson ai.
Por këto gara i konsiderojnë si shumë të rëndësishme në zyrën e koordinatorit.
“Si synim primar i programit është gjithëpërfshirja dhe vijueshmëria që do të thotë se në garë mund të marrin pjesë të gjithë, e jo të ketë seleksionime. Pjesë e garës do të jetë edhe i pasuri, edhe i varfëri, edhe fëmija i politikanit por edhe ai i bujkut. Në këtë kontekst, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, për herë të parë të gjithë nxënësit do të kenë mundësi të shprehin talentin dhe aftësitë e tyre”, thuhet në një përgjigje të tyre për inFokus.
Në këtë program të hartuar nga koordinatori Hoti, si shembuj janë marrë shumë vende të botës.
Prej tyre janë edhe Brazili e Britania e Madhe, shkruan Gazeta inFokus.
Por sipas Mujkut këto shembuj nuk janë adekuate për vendin tonë.
“Mendoj se ky program nacional nuk është hartuar në mënyrën e duhur, sepse në shumë vende përmenden hulumtime dhe analiza, kurse asnjëherë nuk specifikohet se cilat janë ato burime dhe analiza, nuk ka të dhëna vendore, më tepër janë marrë për bazë hulumtime të vendeve të ndryshme evropiane të cilat nuk janë adekuate për vendit tone. Në këtë dokument flitet për punësim shumë pak dhe për zhvillim të shkathtësive të buta, mirëpo në të njëjtën kohë nuk i obligon Institucionet që të sigurojnë kushte për studentët dhe nxënësit që ti zhvillojnë shkathtësitë e tyre për të ngrit kapacitetet e tyre profesionale në fushën e studimit përmes praktikës brenda institucioneve dhe kompanive private”, thotë ai.
Për garat të cilat do të organizohen në kuadër të këtij programi, janë paraparë të ndahen edhe shumë çmime.
Për to nuk janë dhënë shumë detaje, përveç që koordinatori Hoti në një intervistë për televizionin publik ka thënë se shkolla më e mirë do t’i fitojë 10 mijë euro.
Përveç këtyre parave, ai ka treguar se do të ketë edhe bursa e udhëtime jashtë vendit. /Gazeta inFokus/

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...


































