Nuk pëlqehet ideja e qeverisë gjithëpërfshirëse që LDK-ja thotë e ka opsion të dytë
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 22 February 2019
Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka parë si opsion të dytë idenë për një qeveri gjithëpërfshirëse, pas asaj se vendi duhet shkuar në zgjedhje, analistët politikë Vigan Qorrolli e Artan Muhaxhiri, këtë ide të LDK-së nuk e kanë parë të duhur, pwrcjell inFokus.
Gjersa Qorrolli thotë se sa më shumë të ashtuquajtura ‘parti të mëdha’ të ketë në qeverisje, aq më e dobët është ajo qeveri, Muhaxhiri thotë se kërkesa e LDK-së për zgjedhje të parakohshme, në një situatë të këtillë, është jorealiste.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, në Intervistën e javës në portalin Koha.net, ka thënë se janë dy kushte nëse do të hynin në një qeveri gjithëpërfshirëse.
“Në kohën kur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka përmendur këtë ide për qeveri gjithëpërfshirëse, e ka përmendur vetëm si një alternativë nëse nuk ka zgjedhje. Ne si LDK akoma vazhdojmë të insistojmë se zgjedhja e vetme e cila na nxjerr nga ky qorrsokak në aspektin e krizës institucionale janë zgjedhjet që do të prodhonin një qeveri të fuqishme jo vetëm në numra por edhe në aspektin e legjitimitetit demokratik e cila përfaqëson Kosovën në Bruksel që automatikisht e eliminon Thaçin i cili në mënyrë kundërkushtetuese po shkon atje”, ka thënë Osmani për Koha.net, intervistën e së cilës mund ta ndiqni të shtunën në orën 13:00.
Sipas Osmanit, kryetari Mustafa ka thënë se nëse s’realizohen zgjedhjet, LDK-ja është e hapur për të diskutuar idenë e një qeverie të të gjithëve.
“Kjo ide për qeveri gjithëpërfshirëse, ka qenë me kusht që të hynë të gjitha partitë, pa asnjë përjashtim, dhe e dyta, që të ketë një afat kalimtar vetëm për të përfunduar çështjen e dialogut por me një unitet qind për qind”, tha Osmani.
Qorrolli, duke folur për portalin Koha.net ka thënë se këtë shpeshtim të thirrjeve për “qeveri me LDK-në në krye të saj,” e sheh si ambicie të figurave të caktuara të kësaj partie të mësuara me pushtet dhe privilegje – dhe jo si domosdoshmëri nacionale për një qeveri të ashtuquajtur gjithëpërfshirëse, ku të gjithë do të ishin “fytyra të lumtura” me pushtet, çka vendi do të rrezikonte të mbetej realisht pa opozitë.
“Nuk duhet harruar se LDK në mars duhet t’i fillojë zgjedhjet e saja të brendshme dhe siç dihet nga e kaluara e afërt, ka kandidat apo kandidate, që kanë shfaqur ambiciet e tyre për të marrë kreun e partisë. Madje në momente të caktuara, pretendentë të caktuar për kreun e partisë kanë qenë në gjendje të shkojnë goxha larg jashtë linjave zyrtare të partisë, për t’u dalluar, për të mos thënë për ta promovuar vetveten. Nuk do të befasohesha nëse qëndrimi për të hyrë apo jo në një koalicion të ri qeverisës do ndikohej edhe nga zgjedhjet brenda partisë dhe, sidomos, gara për kreun e saj. LDK për kohën sa ka qenë në qeverisje, nuk mund të thuhet se është shquar për skandale. Por, kjo nuk mjafton për ta arsyetuar besimin qytetar. Ne kemi parë gjithashtu që LDK nuk ka qenë në gjendje të fillojë, të paktën, procese jetike për Kosovën, siç është, ta zëmë ç’kapja e hallkave te drejtësisë dhe të policisë nga politika. Përkundrazi ku ka mundur vet, si të gjitha partitë e tjera në këto 20 vjet, i ka kapur ato me militantët e saj më të thekur. Kjo manifestohet qartazi me emërime me taraf politik e parapolitik në hallkat më të larta të sistemit të sundimit të ligjit. Nuk duhet harruar se LDK ka udhëhequr me ministritë e drejtësisë, punëve të brendshme, financave, etj”, tha Qorrolli.
Së dyti, sipas Qorrollit, për t’u krijuar një qeveri teknike dhe/ose gjithëpërfshirëse, kushti i parë themelor që duhet përmbushur është rrëzimi i qeverisë Haradinaj.
“Kryeministri aktual po jep sinjale se nuk do të pranojë me asnjë kusht të tërhiqet – ndërsa në anën tjetër opozita nuk ka numra për mocion votëbesimi. Në këtë aspekt e shoh protagonizmin e LDK-së që po e teston opinionin me levën e saj të vjetër, se kyçjen e saj institucionale e lyp “procesi ose momenti historik” në prag të marrëveshjes Kosovë-Serbi por, jo sepse LDK ka punuar që t’i prijë atij procesi. Qeverisja me vendin nuk është çështje e “shortit” – njëherë të qeveris njëra parti – njëherë tjetra. Qeverisja buron nga legjitimiteti qytetar dhe zgjedhjet e reja do të ishin zgjidhja më e pranueshme”, tha Qorrolli.
Por, siç u shpreh ai, ‘për të qenë thellësisht i sinqertë, zgjedhjet pa një reformë të thellë zgjedhore, nuk kanë kuptim më, sepse do të prodhojnë edhe më tej jostabilitet politik për një qeverisje me mandat të plotë kushtetues katër vjeçar’.
“Në anën tjetër, marrëveshja me Serbinë, i kërkon Kosovës që të ketë një qeveri më afatgjate dhe pa komoditet që të prodhojë aventura të shpeshta zgjedhore, nga shkaku se ajo qeveri do të ngarkohet me zbatimin e marrëveshjes dhe kjo do mund dhe angazhim të madh – të paktën edhe 2-3 vite të tjera pas nënshkrimit të saj”, tha tutje Qorrolli.
Ai shtoi gjithashtu se e “ndan bindjen që sa më shumë të ashtuquajtura parti të mëdha të ketë në qeverisje, aq më e dobët është ajo qeveri”.
Ndërsa analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, për portalin Koha.net tha se bllokada aktuale e funksionimit normal të spektrit politik kosovar nuk ofron shumësi mundësish realiste për strategji dalëse. Sipas tij, ideja e LDK-së për zgjedhje të parakohshme në një situatë të tillë që është vendi, është jorealiste.
“Zgjedhjet e reja bartin pasiguri të mëdha për konsolidim joproblematik të koalicioneve në periudhën paszgjedhore, prandaj rikonfigurimi i Qeverisë – që është eufemizëm për përfshirjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverisje – tash duket si e keqe më e vogël politike. Nuk do të ishte normale që LDK-ja të vetëpërjashtohej prej etapës së fundit të dialogut në Bruksel dhe nga të kontribuarit në legjitimitetin e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Muhaxhiri.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse aleatët ndërkombëtarë të vendit tonë janë duke i analizuar modalitetet e opsionit më të përshtatshëm që do ta bindte LDK-në të bëhej pjesë përbërëse e vendimmarrjes institucionale në këtë periudhë.
“Të udhëhequrit e LDK-së me qeveri të rikonfiguruar do të synohet të kuptohet dhe të interpretohet si kompromis i domosdoshëm afatshkurtër. Kërkesa e LDK-së për zgjedhje të parakohshme në një situatë të këtillë është jorealiste. Pamundësia e dhënies së garancive për konstituim të shpejtë të institucioneve e ka shndërruar këtë qëndrim në instrument retorik, jo në qëllim të gjasshëm politik. Nuk ka qenë e pritshme që LDK-ja ta zbuste menjëherë refuzimin kategorik të opsionit të bashkëqeverisjes, por i janë dashur disa muaj investim në ndërtim të opinionit të favorshëm vendor dhe ndërkombëtar”, tha Muhaxhiri për Koha.net.
Shtoi gjithashtu se në këtë proces, ajo (LDK) po ndihmohet substancialisht nga këmbëngulja e kryeministrit Haradinaj për të mos e hequr taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, as pas ashpërsimit kushtëzues të diskursit amerikan dhe atij europian.
“Konteksti i tashëm është historikisht i veçantë për Kosovën, me rëndësi të jashtëzakonshme gjeostrategjike për Ballkanin, prandaj edhe ndryshimet eventuale të pozicionimeve partiake kanë mburojë më të përplotësuar në aspektin e argumenteve. Presioni i madh ndërkombëtar mund të shërbejë si arsyetim i besueshëm për lidershipin e LDK-së dhe kësisoj ta ndihmojë në amortizimin e pakënaqësive brenda elektoratit. Një shtysë shtesë paraqet fakti se gjatë viteve të kaluara votuesit e LDK-së kanë ditur t’ia bëjnë hallall partisë edhe koalicionet e shpeshta me kundërshtarin më të ashpër politik dhe emocional – PDK-në”, përfundoi qëndrimin e tij, analisti politik Artan Muhaxhiri.
Të tjera
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...