Thaçi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë produkt i SHBA-ve
Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 17 February 2019
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se taksa e vendosur ndaj Serbisë duhet të pezullohet.
“Nuk ka çmim dhe kauzë që do të mund të cenojë partneritetin e popullit të Kosovës me SHBA. Mund të jetë cenim i qeverisë amerikane në raport me ndonjë politikë të gabuar të qeverisë së Kosovës”, deklaroi Thaçi për Top Channel.
Ai po ashtu shtoi se Kosova gjithnjë ka qenë e bekuar që ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Liria dhe pavarësia e Kosovës janë produkt kryekëput i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rezistencës që kemi zhvilluar në Kosovë. Çdo herë që Kosova ka qenë e koordinuar me Bashkimin Europian dhe para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalur mirë dhe fitues dhe pa hezitim ne do të respektojmë këto këshilla në mënyrë që kjo vështirësi apo kjo rrethanë vështirësuese që është paraqitur të tejkalohet dhe do të vazhdohet me partneritetin special, strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova gjithashtu është me fat dhe ndihem shumë krenar si president i vendit që kemi popullatën më proamerikane në botë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojmë që të kemi qasje të gabuar në raport me SHBA’të po as me zhvillimin në Kosovë dhe rajon nga qeveria e Kosovës’, tha Thaçi.
Të tjera
-
Osmani kujton Betejën e Çabratit: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm
Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gj...
-
I dyshuari që dhu*noi se*ksua*lisht për një vit 14 vjeçaren nga Ferizaj dyshohet se ishte zyrtar i Policisë së Kosovës
Herën e parë e kishte dhunuar në Autobus. E më pas për një vit rresht 59 vjeç...
-
Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për mir...
-
Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike ësht...
-
Ambasada britanike: Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Në Strasburg sot zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë duke bër...
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...
-
”Elektrosever” nis instalimin e njehsorëve inteligjentë në veri
Kompania “Elektrosever” do të fillojë instalimin e njehsorëve të rinj intelig...
-
Përparim Rama: Deri në transformim, ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punim...
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...
-
Mblidhen zëvendësministrat në Strasburg, s’dihet nëse Kosova është agjendë
Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve an...
-
23 vjeçari nuk respektoi masën mbrojtëse, Policia në Ferizaj ia konfiskon veturën dhe e gjobitë me 500 euro
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meq...