Debati banal mes Ramës e Berishës
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 31 January 2019
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur ndërprerjen e seancës plenare pasi deputetët e opozitës “pushtuan” foltoren duke kërkuar vijimin e fjalës së ish-kryeministrit Berisha, i cili po replikonte me tone të ashpra me kryeministrin Rama.
Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë replikuar në akuza të forta me njëri tjetrin, duke përmendur dhe familjet reciproke.
Rama e akuzoi Berishën si një njeri që nuk merr dot vizën në Amerikë, ndërsa Berisha akuzoi se Linda Rama është aksioner e “Abi Bank”, e më pas i është rikthyer akuzave të vjetra duke i thënë se kryeministri ka mohuar atësinë e djalit, transmeton tch.
“Unë nuk të pyeta a ke marrë ftesa nga SHBA, nuk ishte kjo pyetje, dhe nga ana tjetër, duke menduar se si ta japësh përgjigjen pa e dhënë, bëre një gabim, the që nuk dal jashtë shtetit për arsye pune, po ti jo vetëm del jashtë shtetit, por merr Fatmir Mediun, shkon në Bundestag e nuk lë llaf pa thënë për Shqipërinë, informon edhe ndjekësit e tu dixhitalë, nuk e diskutoj që kanë mal për ty në gjithë globin, të pyeta e kalon dot oqeanin, apo jo. Më ngatërrove me Lulin, më vjen mirë që na ngatërron se na sheh të afërt. Është Luli që ka paguar para nëpërmjet miqve rusë për një fotografi, mos harro se akuza, se kam paguar 20 mln dollarë për të takuar presidentin e SHBA rëndon edhe presidentin e SHBA jo mua, se ai dhe çdo zyrtar amerikan është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë, ti nuk e ke problem se tani nuk të numërohet më se çështja e vizës është përcaktuar, por po të them një gjë, Sali, SHBA ti i ke sfiduar disa herë, edhe në këtë foltore kur i ke quajtur autoret e rrëzimit tënd këtu bashkë me të ndjerin Gazidede dhe me të mirënjohurin Blerim Çela, më kujtohen fjalimet pas zgjedhjes së Tramp se sa i thërrisnit të vinte t’iu ndihmonte. Jeni si ata që thërrasin: Guri do të na rrahin, por Guri nuk vjen te ju, se nuk ka se si vjen tek ju. Ti je njeri që je marrë me gratë, vajza, nipa mbesa e kë ‘sje marrë, je njeri që nuk ke Kanun, ligj, gruas time dhe familjes time ti i ha ato që nuk thuhen.
Reagimi i Berishës Ti je një copë fundërrinë ju merr shokëve gratë, i pafytyrë merr gruan e shokut, shkel çdo normë mor horr, çdo norme morale, njeri që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore. Shan si rrugaç ordiner, je ti që merr gruan e shokut tënd o i pafytyrë. Çfarë i tha Besnik Mustafajt, tre gjera i tha: nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e shokut, ja the o i pafytyrë, ja ke thënë apo jo, fol këtu. Ka dokument i ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, të gjyqit. I ke të botuara dhe nesër do i shohësh të ribotuara, ja ku është, nuk është këtu Ilir Meta se është president, ai të ka detyruar per të njohur djalin se nuk do të votonte për kryetar bashkie. Edhe kafshën, edhe derrin, lopën, gomarin, qenin po ta shohësh që nuk kujdeset për këlyshin do ta heqësh qafe, ky ishte për ta heq qafe, një njeri që i bën fëmijës së vet nuk meriton të jetë nj eri, ai që ja bëri rri në zyrën e tij. Se ai ka origjinalin, ka kartelën klinike, dosjen gjyqësore e dinë mirë të gjithë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...