Punonjëset e kompanisë kineze nuk arritën objektivat, si ndëshkim u detyruan të ecin këmbë e duar nëpër rrugët e qytetit (Video)
Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 21 January 2019
Një video e filmuar në Kinë, shfaq një grup punonjësish të cilët janë detyruar të ecin zvarrë këmbë e duar nëpër rrugët e qytetit, kurse pamjet janë bërë virale në internet.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Zaozhuang në provincën kineze Shandong, ku një grup femrash ecin zvarrë këmbë e duar nëpër rrugët e frekuentuara, derisa atyre u printe një burrë që mbante flamurin e kompanisë ku punojnë,
E gjitha kishte ndodhur si ndëshkim për punëtorët e një kompanie që merret me prodhimin e produkteve kozmetike, që nuk e kishin arritur të përmbushnin objektivat. Ndërkaq me të parë se çfarë po ndodh kishte intervenuar policia duke u munduar t’i ndalë, pasi që ato po bllokonin trafikun.
Burri që u printe punonjësve dhe që mbante në duart flamurin është shoqëruar nga policia, kurse kompania ku ato punojnë është mbyllur përkohësisht derisa të sqarohet gjithçka.
Megjithatë, kjo video ka shokuar opinionin në Kinë. Por, kjo nuk është hera e parë që korporata të ndryshme në Kinë poshtërojnë punëtorët në mënyra të tilla. Vitin e kaluar një video u publikua në internet ku punonjësit detyroheshin ta godasin njëri-tjetrin shuplaka.
https://youtu.be/Wcgy7QEd6II
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...