Dëgjuset, brushën, qorapet… mos i ndani me askënd
Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 13 January 2019
Për shkak të shëndetit, janë disa gjëra personale që duhet të keni kujdes.
Disa prej tyre ju nuk duhet t’i ndani me askënd.
Dëgjuset e kapela janë disa prej gjërave me të rëndësishme qe duhet të keni kujdes.
Kapelën
Kjo është e drejtë: kapele ose çdo gjë që mbulon ose prek kokën tuaj duhet të jetë vetëm e juaja (duke përfshirë brushat, krehrat, jastëkët, etj).
Ju tashmë e dini se përmes krehrave mund të bëhet përhapja e morrave – megjithatë të ftuarit e padëshiruar mund të vijnë edhe nga gjumi në jastëkun e dikujt tjetër ose nga veshja e një shoku.
Kështu që herën tjetër, kur duhet të kujdeseni nga dielli, sigurohuni që kapela që e vendosini të jetë vetëm e juaja.
Kremi
Kremrat u takojnë gjërave apsulutisht personale. Derisa e zhytni gishtin në pakon e ndonjë kremi ju potencialisht jeni duke e bërë përhapjen e baktereve.
Kjo mund të çoj në infeksione dhe shumë problem të tjera të lëkurës. Por edhe produktet tjera të bukurisë mos i ndani me askënd.
Çorapet
Ju i ndani shumicën e gjërave, por kur bëhet fjalë për veshje kjo nuk duhet të ndodhë.
Ndarja e gjërave të brendshme me partnerin mund të çojë në infeksione të traktatit urinar, skuqje, kruajtje etj.
Për sa i përket ndarjes së çorapeve, kjo mund të çojë në krijimin e kërpudhave në këmbë, mund të keni infeksione në thembra dhe kruarje.
Kudo që jeni sigurohuni që të keni çorape dhe brekë të mjaftueshme në sirtarin tuaj.
Brushën e dhëmbëve
Kjo as që mund të imagjinohet dhe as nuk duhet kurrë të ndodhë.
Sipas Shoqatës Dentare Amerikane, ndarja e një furçë dhëmbësh mund të rezultojë me rritje të infeksioneve.
Dentistët këshillojnë që të përdorni një peshqir të pastër për të larë dhëmbët në rast emergjence dhe mos ta huazoni kurrë furçën e dhëmbëve të dikujt tjetër.
Briskun e rrojës
Briskun e rrojës duhet ta mbani vetëm për vete.
Mjekët sugjerojnë që kjo mos të ndodh sepse hepatiti dhe infeksionet tjera përhapen në këtë mënyrë si dhe HIV.
Mos harroni ta ndërroni rregullisht briskun sepse rreziqet janë reale.
Kufjet
Për të gjithë ata që e duan muzikën – shumë të rëndësishme janë kufjet e tyre.
Megjithatë njerëzit rrallë mendojnë se kufjet e dikujt tjetër mund të jenë të rrezikshme për ta.
Rritja e baktereve ne kufje është një fakt i pamohueshëm që nuk duhet injoruar, e sidomos kur dihet se të gjitha bakteret e veshëve janë unike. Andaj asgjë e mirë nuk vjen nëse ato i ndani me miq.
Nëse dëshironi t’i ndani ose t’ia jepni dëgjuesit dikujt, sigurohuni që ata janë të pastërta. Nëse jo, përdorni një top pambuku për të pastruar sipërfaqen me llak dezinfektues. Mos u bëni shumë dembel për ta bërë këtë. Shëndeti juaj është në rrezik.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...