Dashuria? Ata mbi 50 vjeç e gjejnë në internet
Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 11 January 2019
Në vitin 2018 lindën 50 mijë marrëdhënie “të të moshuarve” në internet, por për të jetuar bashkë nuk shkon më askush: bëhet fjalë për çiftet e reja “LAT”
Gjatë vitit të kaluar mbi një milion e gjysmë italianë “të moshuar” (një në tre) kanë përdorur ueb-in të paktën një herë për të kërkuar partner në faqet e takimeve. Në një rast prej dy pas takimit ka vijuar me implikime seksuale dhe në një rast nga shtatë, takimi fillestar u shndërrua në një marrëdhënie të qëndrueshme. Risia, megjithatë, është se askush nuk e do më bashkëjetesën: të ashtuquajturat LAT (Living Apart Together) rregullojnë çiftet, domethënë të gjithë janë të lumtur në shtëpi dhe pastaj takohen në fundjavë.
Këto janë disa nga të dhënat që dalin nga një studim i kryer nga Singles50, i cili analizoi sjelljet dhe zakonet e mbi dy mijë italianëve, burra dhe gra, të moshës 50-65 vjeç.
Informacioni u bënë të ditura gjatë lancimit në Itali të shërbimit Singles50, i përhapur në mbi 30 vende të botës, një vendtakimi për ata që duan të japin një mundësi të re, ndonjëherë një të dytë ose të tretë.
Nëse jeni ende në kërkim të një shoku shpirti, që thjesht dëshironi që dikush të ndihet mirë dhe të jetë i lumtur, ose edhe një shok udhëtimi me të cilin mund të organizoni një udhëtim, takimi online është një mjet që ka shënuar një pikë kthese në mënyrën e krijimit të marrëdhënieve.
Nga ana tjetër, numrat janë të qarta: ka miliona anëtarë të këtij shërbimi për personat që janë single në Itali, sipas ISTAT, janë 8.5 milionë, nga të cilat më shumë se gjysma mbi 45 vjeç. Midis tyre, ata që kërkojnë shoqëri janë të paktën 3 milionë.
Nga rreth 4 milionë single mbi 45 vjeç, më shumë se një e treta (35%) u përpoqën të paktën njëherë të kërkojnë partner përmes web në faqet e dedikuara. Takimi fizik zhvillohet pak a shumë një javë pas kontaktit të parë.
Në gjysmën e rasteve, takimi i parë është ndjekur nga të tjera takime dhe kanë tendencë për të bërë seks: sipas ekspertëve, njerëzit e pjekur në përgjithësi janë më të vetëdijshëm dhe për këtë arsye më të lirë në sferën intime, pasi ata e dinë shumë mirë se çfarë duan dhe nuk duan të humbin kohë.
Një tjetër element pozitiv dhe i rëndësishëm që doli nga studimi është se në një rast nga shtatë lind një marrëdhënie e qëndrueshme, kohëzgjatja e së cilës pa dyshim nuk dihet.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: zgjedhjen për të bashkëjetuar e bën vetëm një në dhjetë çifte. Por, më mirë është që secili të qëndrojë në shtëpinë e vet dhe të shihen në fundjavë: në Amerikë, ky fenomen është i njohur si LAT (Living Together Apart), d.m.th të qenit bashkë edhe pse të ndarë.
Këtë zgjedhje e dikton edhe fakti që në takimet në moshë të pjekur, ndodh që nganjëherë pas seksit, nëse e kuptoni se nuk po përballeni me dashurinë e jetës, lind një miqësi dhe u ndodh pothuajse çerekut të njerëzve që praktikojnë takimet online.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...