Sport

Kjo skuadër po e shfrytëzon stadiumin e ish skuadrës pretendente për titull e cila tashmë është shuar

Autori: E.M 21:13 | 25 December 2018

Nga një skuadër që pretendonte majat e futbollit kosovar, Hajvalia tashmë nuk ekziston. Klubi që dikur kishte organizim e pretendime të mëdha është shuar gjatë verës.

Klubi ka shuar aktivitetin tërësisht duke mos pasur as kategori të reja.

E duke qenë se stadiumi në Kishnicë mbeti i pashfrytëzuar, atë po e përdorë Prishtina, shkruan Gazetasheshi.

Në fakt, klubi kryeqytetas ka zhvendosur në Kishnicë të gjitha kategoritë e reja, duke përfshirë edhe juniorët.

-Advertisement-

Përveç skuadrës së parë, të gjitha ndeshjet tjera Prishtina i luan në Kishnicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera