Ja çfarë ndodh në këtë Universitet, 50 euro për provim
Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 12 December 2018
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figurë sesi blihen provimet në universitetet tona. Një studente ka gjetur sekserin e duhur në Universitetin e Vlorës dhe ky i fundit i thotë se provimin e ka të marrë, me 50 euro… Madje sipas tij, pedagogu i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Aleks Prifti i ngel studentët enkas, që t’u marrë para. Pasi dorëzon shumën e kërkuar studentja shkon në provim, ku i plotësohet teza dhe e merr provimin. Në fund pedagogu e porosit që nuk duhet të flasë me njeri.
Studentja-Përshëndetje!
Sekseri-Përshëndetje!
Studentja-Si jeni? Mirë?
Sekseri-Mirë! Tani më ka thënë, në 9 e gjysmë. I kam miq të mi.
Studentja-Pse, të gjithë këta kanë paguar?
Sekseri-Ça kujtove ti, se të gjithë këtu kanë mësuar?
Studentja-Çfarë thua? Prandaj kanë ardhur gjithë këta këtu, të premten? Te kush tjetër mund të ndërhysh tjetër, përveç këtij?
Sekseri-Tek të gjithë. S’është problem…
Studentja-Unë zakonisht jam studente e rregullt, nuk them te ekselentët te 9-ta, te 10-ta. Unë 5-ën e marr vetë dhe me këtë s’e kuptoj, si u kap kot. Ore vëlla, edhe këta kanë paguar, që po presin?
Sekseri-Ça t’u bëj?!
Studentja-Ça thua…?! 15 veta- 16 veta…
Sekseri-Ka akoma. Do vijnë të tjerë…
Studentja-Ka akoma?
Sekseri-2 grupe më duket janë…
Studentja-Ku janë?
Sekseri-Letërsia dhe…, po janë shpërndarë…
Studentja-Të iki unë? Ok! Mirë!
E pasi paguan paratë, studentja shkon për të dhënë provimin. Në video dallohet qartë se ajo nuk është e vetmja që nuk ka mundur ta kalojë provimin me pedagogun Aleks Prifti.
Profesori-Këto, që janë këtu, hidhi aty!
Studentja-Po, këtë më tha, ta shkruaj këtu! Mos rri! Hajde bëj një punë, prit të shkruaj unë, që mos vonohem!
Sekseri-(I lexon, ajo shkruan)
Profesori- Mbaroi ajo aty?
Sekseri-E mbaroi!
Profesori-Ok?
Studentja-Ok!
Profesori-Mos bëj fjalë me njeri!
Studentja-Ç’është ai muhabet, presor?!
Në kamerën e fshehtë të Stop tregohet se provimin mund ta marrësh edhe pa shkuar në klasë, mjafton të paguash para.
Sekseri- Ti, të paktën e kishe të shkruajtur. Se futesh deri në 3 herë, te i dyti nuk është problem.
Studentja-Një pyetje kam unë. Ia dhe lekët?
Sekseri-Ikëm, pimë kafe, ia dhashë! Ti kujton, se e kam problem?! Ne bashkëpunojmë, ti ndaç mund të ikësh ta pyesësh, ndaç mund të më…, në qoftë se ke dëshirë!
Studentja-Kam hallin, se unë s’jam si të tjerët, që s’kanë ditur, se kujt t’i thonë.
Sekseri-Ti je mirë, se je me njeri të besuar, se të tjerët s’kanë as kujt t’i thonë. Ndërsa ti më the: Unë këtë e kam mbaruar, ndaj po të them!
Studentja-Po, pra!
Sekseri-Duhet një njeri dhe një anë e besuar! Nuk mund të japësh 50 euro, kur vjen të marrësh pikët, pa u futur me shkruar ndaj të them. Sa ka si puna jote…, të tjerët… Kishte dhe nga ata, se fusnin nga 2 herë miq njerëz me pushtet, pa u rifutur në provim fare. Nesër-pasnesër, me ardhur një kontroll, ku e ke tezën e këtij, e nxjerr tak, të thotë: me kaq pikë, si e ke kaluar vetëm, se do ti.
Pas këtyre pamjeve, Saimir Kodra tha se rasti i këtij pedagogu ishte për t’i ardhur në ndihmë transparencës që kërkojnë sot studentët nëpërmjet protestës së tyre.
“E gjitha kjo është për t’u ardhur në ndihmë asaj transparence që kërkojnë studentët sot në protestën e tyre. Të gjithë këshillat pedagogjikë, vetting-ut që duhet të kenë ata, qasja që duhet të kenë në botimet periodike, shkencore, etj. Ka ardhur momenti njëherë e mirë, që përveç tarifave që janë absurde, ka ardhur momenti të standardizohet tashmë fakulteti, universiteti pse jo… Sepse asnjë sot në këtë vend, që ka një mundësi, që është një biznesmen, ka fituar ca para me djersë nuk i lë fëmijët të shkollohen në këto fakultete. Pikërisht sepse kanë këtë qasje, sepse ngelin kastile studentët, e dinë që babain e kanë me lekë. Edhe në mos qofshin familje e varfër, por një e mesme që të marrin kredi etj etj, i rrjepin për së gjalli. Këto janë fakultetet tona sot”, tha Kodra./tvklan.al
Të tjera
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...