“Forbes” frymëzohet nga “përralla” e Kosovës në Ligën e Kombeve-foto
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 23 November 2018
A është Kosova, historia më e madhe e suksesit në edicionin e parë të Ligës së Kombeve?
Këtë pyetje shtroi në faqen e parë të rubrikës sportive, revista e njohur amerikane “Forbes”. E specializuar për hulumtimet ekonomike, por me vëmendje edhe në historitë përtej shifrave, “Forbes” i ka kushtuar një shkrim të veçantë përfaqësueses së trajnerit Challandes, që fitoi grupin e saj dhe mbetet në garë për një vend në “Euro 2020”.
“Për disa nga kombëtaret e mesme të futbollit europian, ky kompeticion jep një mundësi për të luajtur ndeshje të rëndësishme kundër rivalëve të njëjtë, si dhe sigurimin e një rruge të mundshme për kampionatin europian të vitit 2020. E për ndonjë kombëtare të vogël, ajo mund të ketë dhënë momentin më të madh në historinë e saj të futbollit”, shkruan mes të tjerave “Forbes”, me vëmendjen te Kosova.
“Sigurisht, historia e Kosovës në futbollin europian daton që nga viti 2016, por fitorja 4-0 ndaj Azerbajxhanit qëndron si ndeshja e saj më e mirë. Vendi, i cili shpalli Pavarësinë në vitin 2008, luftoi shumë për t’u pranuar në UEFA dhe e filloi jetën pa asnjë lojtar, pa stadium, por me shumë shpresë. Tani, Kosova ka një mundësi të mirë për t’u kualifikuar në ‘Euro 2020’”, shkruhet në revistën amerikane.
“Forbes” shton gjithashtu se, për një vend që pësoi emigrim masiv gjatë fundit të viteve 1990, për shkak të Luftës së Kosovës, një brez i ri – i përbërë nga emigrantë që lëvizën si fëmijë, ose lindën pak pas largimit të prindërve, – mund të ofrojë një potencial të madh me talente.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Thẹret me thịkë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Rastin e kon...
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...