Mesazhi i Agim Ademit për Fadil Vokrrin do t’iu bëjë të qani si fëmijë
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 21 November 2018
Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës ka uruar pas kualifikimit të Kosovës.
Mbrëmë Kosova arriti një sukses historik duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, pas fitores 4-0 ndaj Azerbajxhanit në stadiumin Fadil Vokrri.
Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka uruar të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses të madh të përfaqësueses sonë.
“Sonte e arritëm suksesin e parë dhe me plotë të drejtë po e quajmë HISTORIK, sepse i tillë edhe është. Një rrugë e nisur qysh moti nga legjenda dhe ish-presidenti ynë, FADIL VOKRRI”.
“Ai i vuri themelet e këtij suksesi dhe sonte ne të gjithë së bashku, me futbollistët tanë të mrekullueshëm, me stafin teknik dhe me tifozët “Dardanët” e finalizuam dëshirën e tij. Prandaj, sonte jam më i lehtësuar se kurrë më parë, ngase nga këtu i drejtohem në qiell: ‘President e arritëm atë që e nise dhe që e synove’”.
“Sonte do të kisha dashur që të jem përkrah LEGJENDËS dhe t’i gëzoheshim së bashku këtij suksesi, ashtu siç iu gëzuam vazhdimisht për vite të tëra sukseseve të njëpasnjëshme deri në anëtarësimin në UEFA e FIFA, por jeta është e tillë dhe për këtë arsye sonte në këta lot gëzimi kemi edhe lot dhimbjeje”.
“Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë, me shumë sakrifica e vështirësi, por tashmë kemi arritur në një nivel tjetër – në arritjen e sukseseve në fushën e gjelbër. Spektakli që dhuruan djemtë tanë në fushën e gjelbër dhe tifozët në tribuna ishte për mbamendje e për lakmi. E arritëm synimin tonë të parë, por jo të vetmin, ngase qysh tash fillojmë të mendojmë për sukseset e radhës, ngase ëndrra dhe objektivi ynë është kualifikimi në Kampionatin Evropian 2020”.
“Sidoqoftë, sonte është koha për festë, kurse objektivat e tjerë jam i bindur se do t’i realizojmë kur t’ju vije radha”.
“Gjithsesi, ky sukses dëshmon rritjen e jashtëzakonshme që ka bërë Kombëtarja e Kosovës, e vetvetiu vjen duke u rritur edhe niveli i futbollit në Kosovë, gjë e cila po dëshmohet me daljen në skenë të talenteve të shumta në ekipet tona kombëtare të grupmoshave pikërisht nga kampionati vendor”.
Të tjera
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria po mashtron me shifrat për rritje ekonomike
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në Debat Plus ka ...
-
Lirohet personi që u intervistua nga Policia në lidhje me hedhjen e molotovit në një shtëpi të një shqiptari në veri
Policia e Kosovës ka përfunduar para pak minutash intervistimin e një personi...
-
Analisti amerikan Serwer i jep të drejtë Kurtit: Vuçiq nuk i pranon kushtet, sepse i bie që po pranon sovranitetin e Kosovës
Analisti amerikan Daniel Serwer thotë se kushtet e kryeministrit të Kosovës, ...
-
Procesi i Berlinit: Ministri Sveçla merr pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mori pjesë në takimin e ministra...
-
Aksident mes tri veturave në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku q ë k...
-
Zyrtari i lartë i NATO-s takoi ndaras në Bruksel Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin
Zyrtari i NATO-s Thomas Goffus ka pasur takime të ndara bashkë në prani të nj...
-
“NISMA çdo ditë e më shumë po kthehet në shpresë për kosovarët” – Fatmir Limaj në drekë me kryesinë e partisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndarë disa fotografi nga ...
-
Ripërsëritë NATO: Adresa për hapjen e Urës së Ibrit është në dialog
Në takimin e sotëm në Bruksel që u mbajt mes kryenegociatorit të Kosovës, Bes...
-
Kryeministri Kurti në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim lamtumirës sh...
-
VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë
Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshil...
-
“Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon” – Ambasadori Hovenier ‘sqaron’ edhe njëherë pozicionin e SHBA-së për Kosovën
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në 25 vj...