Lajme

Presidenca i drejtohet Kushtetueses për faljen e aseteve

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 19 November 2018

Vendimi për bartjen e pronave të AKP-së në pronësi të komave për të cilën kishte raportuar ditë më parë Gazeta inFokus është dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

Zyra Ligjore e presidentit të Kosovës të premtën e kaluar i ka kërkuar kësaj gjykate të interpretoj këto dy nenet e Kushtetutës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

“Republika e Kosovës, nuk e ka Ligjin për Pronën Publike, që do të rregullonte, në mënyrë të detajuar edhe çështjen e bartjes së pronës së paluajtshme të Republikës së Kosovës në shfrytëzim të komunave”, thuhet në njërën nga pikat.

-Advertisement-

“A duhet t’i anuloj të gjitha vendimet për bartjen e pronës së paluajtshme të Republikës së Kosovës, për shfrytëzim, tek komunat, në mungesë të bazës ligjore; dhe duhet t’i rishikoj të gjitha vendimet, që kanë të bëjnë me tërheqjen nga procesi i privatizimit të pronave dhe kthimin e tyre në pronësi të komunave dhe të respektoj procedurat sipas legjislacionit në fuqi për këtë çështje”, thuhet në kërkesën e Zyrën e Presidencës.
Ndryshe ditë më parë Gazeta inFokus ka raportuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës përmes së cilit pronat shoqërore u kanë kaluar në kompetenca disa komunave në vend.

E përfituese e këtij vendimi ishte edhe Mitrovica Veriore e cila përfitoi mbi 60 asete në mesin e të cilave edhe 34 lokale të ndërmarrjes “Lux”./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Si ia fali Qeveria mbi 30 lokale Mitrovicës së Veriut?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera