Këta janë 10 personat më të paguar në Kosovë (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus
12:28 | 06 November 2018
Të gjithë lakmojnë ‘punën e shtetit’.
E duket që edhe kanë arsye për këtë, paga me lartë në Institucionet Publike në vend arrin në 5 mijë euro.
Vendin e parë për pagesën më të madhe në Institucionet kosovare e mban drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ai çdo muaj merr rreth 5 mijë euro ose saktësisht 4 mijë e 819 euro, shkruan Gazeta inFokus.
E këtë pozitë deri para pak javësh e ka mbajtur, Ekrem Hajdari.
Personi i dytë më i paguar në Kosovë është zëvendësi i tij, zëvendës drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ai paguhet 4 mijë e 190 euro.
Edhe ambasadoret kosovarë nuk paguhen dobët. Ata zënë vendin e tretë për nga pagesa në Kosovë ndërsa marrin 3 mijë e 866 euro.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë paguhet me 3 mijë e 835 euro. Këtë pozitë aktualisht e mban Arta Rama-Hajrizi.
Mbi 3 mijë e 500 euro ose saktësisht 3 mijë e 643 paguhet drejtori 3 në Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Edhe zëvendës kryetari i Gjykatës Kushtetuese merr pothuajse sa kryetari i tij. Bajram Ljatifi që mban këtë pozitë çdo muaj nga buxhetit i shtetit merr 3 mijë e 624 euro.
Rreth 3 mijë e 500 euro merr edhe drejtori 4 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Ndërsa Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë paguhet 3 mijë e 451 euro. Aktualishtë ky Instituion ka 7 Gjyqtarë.
Vendin e 9 për pagën më ta lartë në Kosovë e zë drejtori 6 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Ai paguhet 3 mijë e 289 euro.
Ndërsa për nga paga i dhjeti në Kosovë radhitet atashe i forcës dhe sigurisë në kudër të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo pozitë në Kosovë paguhet 3 mijë e 154 euro.


T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
































