Provizionet për pagesat në POS do të hiqen së shpejti
Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 05 November 2018
Në Kosovë aktualisht janë 12 668 POS terminale (Point of Sale) të cilët janë të vendosur pranë arkave në dyqane dhe qendra të mëdha tregtare. Nga gjithsejtë dhjetë banka që operojnë në Kosovë që kanë licencë, shtatë prej këtyre bankave e kanë rrjetin e tyre të terminaleve POS.
Ndërkaq shuma që u ndalet provizion qytetarëve me rastin e pagesës është 10 deri në 20 për qind të vlerës së mallit në rast se ata bëjnë pagesë në POS-in e ndonjë banke tjetër, kurse për POS-in e bankës së njëjtë nuk ka provizione. Mirëpo mungesa e informimit të qytetarëve, se çfarë shumë mund t’u ndalet në rast të pagesës me kartelë, ka bërë që shumë qytetarë të ngurrojnë të paguajnë me kartela, duke preferuar pagesën me para të gatshme. Edhe për afaristët ndalja e provizioneve nga bankat ka bërë që ta largojnë këtë sistem të pagesës.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Kushtrim Ahmeti, ka theksuar për gazetën “Epoka e re” se sipas raportit të fundit të publikuar nga BQK-ja, në fund të muajit shtator të këtij viti në Kosovë janë 12 668 POS terminale.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në baza të rregullta mujore publikon të dhëna për statistikat e pagesave në Kosovë ku përfshihen edhe të dhënat për numrin e terminaleve për pagesa (POS). Sipas raportit të fundit të publikuar, në fund të muajit shtator të vitit 2018 në Kosovë kanë qenë 12 668 POS terminale”, ka deklaruar Ahmeti.
I pyetur se cilat banka kanë POS të tyre, në mënyrë që qytetarëve mos t’u ndalën provizione, Ahmeti ka thënë se nga dhjetë banka që operojnë në Kosovë, shtatë prej tyre kanë rrjetin e tyre të terminaleve për pagesa POS. “Sa iu përket tarifave për pagesat me kartela duhet t’u referoheni çmimoreve të bankave për shërbimet e tyre, të cilat, sipas rregullores për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje, bankat janë të obliguara t’i publikojnë në uebfaqet e tyre dhe t’i përditësojnë rregullisht”, ka deklaruari ai.
Ahmeti ka theksuar se BQK-ja me mbështetje edhe të Bankës Botërore është duke analizuar opsionet më të mira rreth mundësisë së unifikimit të rrjetit të terminaleve me pagesë POS si dhe pagesave me kartela në përgjithësi.
Sipas statistikave mbi numrin e llogarive të klientëve të BQK-së, sa iu përket pagesave me “e-banking” nga gjithsejtë 235 311 pagesa, nga të cilat individuale janë 193 524, kurse të bizneseve 41 787 apo shprehur në përqindje 11.83 për qind e përbëjnë individët të pjesëmarrjes të llogarive me qasje në internet në numrin e përgjithshëm të llogarive rrjedhëse, kurse vetëm aferistët 2.55 për qind.
Sa iu përket terminaleve për pagesa POS dhe transaksionet sipas tipit të terminaleve, shprehur numerikisht janë 909 779 sosh në vlerë 32 498 088.12.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se provizionet për pagesa në POS sillen nga 10 deri në 20 për qind në rast se bëhen në POS të bankës tjetër.
“Provizionet sillen nga 10 deri në 20 për qind të vlerës së mallit të blerë në rast se bën pagesë në POS të bankës tjetër dhe në rast se banka juaj e ka POS-in e saj atëherë ka zero provizion”, ka thënë Balija, duke shtuar se janë në diskutime që të bëhet një unifikim i POS-it për t’u hequr tërësisht POS. “Për datën se kur mund të bëhet ky unifikim momentalisht s’mund ta themi sepse jemi në diskutime”, është shprehur ai.
Ndërkaq afaristi Burim Piraj ka pohuar për gazetën “Epoka e re” se ka vendosur që mos të përdorë POS për shkak se fitimet janë të vogla dhe një përqindje për këtë shërbim po ua marrin bankat. “Në firmën paraardhëse kemi pas POS në përdorim dhe kemi qenë të pakënaqur me përqindjen që duhej paguar. Në pikat e reja të fast- foodeve që kemi hapur nuk kemi qenë të gatshëm të instalojmë terminale për pagesa POS. Fitimet në Kosovë janë shumë të vogla dhe një përqindje të mirë po e merr banka, prandaj për ne ka mbetur opsioni i vetëm pagesa me të gatshme”, është shprehur Piraj, duke shtuar se pagesat me kartelë janë një prej metodave më të përsosura. “Për vendin tonë pagesat elektronike do të kishin bërë një revolucion në eliminimin e ekonomisë gri dhe rritjes së të hyrave në buxhetin e shtetit”, ka thënë Piraj.
Arkëtari A. Krasniqi, i cili punon në nja nga supermarketet në Prishtinë, ka thënë se ka hezitime të qytetarëve për të paguar me kartelë për shkak të mosnjohurive të mjaftueshme. Ndërkaq një qytetar nga Prishtina, P. Salihu, ka treguar se më parë ka paguar me kartelë, edhe pse nuk ka qenë në dijeni se sa mund t’i ndalë banka provizion.
“Më parë kam paguar me kartelë, mirëpo në janar të këtij viti nuk kisha pasur para në bankë dhe më është dashur të paguaj në një nga marketet tona në vlerë 2.62 centë. Unë llogarinë e kam në Bankën Kombëtare Tregtare dhe nuk kam qenë i njoftuar se mund të bëjë pagesa me minus, mandej më është bllokuar llogaria për një kohë dhe më janë ndalur dy herë mjetet. Kam shkuar në bankë dhe ata më kanë kërkuar falje. Kjo procedurë më ka marrë kohë, andaj për shkak të këtyre telasheve hezitoj të paguaj me kartelë”, ka thënë ky qytetar për gazetën “Epoka e re”. Gazeta ka provuar të marrë përgjigje edhe nga përfaqësuesit e BKT-së, mirëpo kontakti me këtë bankë ka qenë i pamundur.
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...