Gjakovë, pastrohet një nga deponitë më të mëdha
Autori: Gazeta inFokus
17:30 | 27 October 2018
Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot është pastruar një nga deponitë më të mëdha ilegale në Komunën e Gjakovës në lagjen “Carrapatok”, nga ku u larguan dhjetëra thasë me mbeturina dhe rreth 20 kamionë mbetje interte, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Aksionit të sotëm iu bashkuan mbi 150 vullnetarë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, deputetë, zyrtarë qeveritarë e komunalë, si dhe vullnetarë nga Organizata IFK.
Haradinaj ka thënë se duhet angazhim maksimal që të largohet bërlloku që është hedhur qe 20 vite dhe të mos hidhet më.
Ai tha se Kosova po mburret me tema të tjera, siç është ushtria e liberalizimi i vizave, derisa në anën tjetër ende nuk është arritur vetëdijesimi i qytetarëve për ruajtjen e mjedisit të pastër.
Tutje, ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë ndotësit e mjedisit, derisa paralajmëroi ndëshkime për ta.
“Ka veç një kohë që “Ta Pastrojmë Kosovën” i ka shpallur luftë bërllokut. Më vjen mirë që sot jemi në Gjakovë, në një vend që veçse ka vlerësim pozitiv në angazhimin për ambientin. Falënderoj të gjithë ata që sot po angazhohen për pastrim, duke filluar nga vullnetarët e deputetët, si dhe kryetari i Komunës. Dëshiroj të them dy fjalë: Kam qenë në Mal të Zi më ka lënë përshtypje gjithkund nuk e kam pa asnjë letër edhe ne duam të hyjmë në garë me fqinjët për një Kosovë të pastër. Duam të pastrojmë këtë që e kemi hedh qe 20 vjet edhe e dyta nuk do ta hedhim më. Qytetarët duhet ta dinë se do të ketë ndëshkim për ata që hedhin bërllok. Kemi hyrë në periudhën më kritike për një Kosovë të pastër, por edhe me mbajt të pastër. Do të kërkojmë angazhim nga policia, inspektorët e të gjithë për ruajtjen e mjedisit. Kërkojmë edhe nga qytetarët që të denoncojnë hedhjen e bërllokut. Ndëshkimet dhe dënimet kanë me qenë reale nuk ka me u lejuar me vazhduar se kemi ardhur deri këtu. Tash ne po mburremi me do tema të tjera, mburremi se po bëjmë ushtri, mburremi se po hyjmë në Interpol, e lypim liberalizimin e vizave a në fakt shikoni si e hedhim bërllokun”, ka thënë Haradinaj.
Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj bëri të ditur se në kuadër të Fushatës, deri më sot janë pastruar 322 deponi ilegale, nga ku janë larguar mbi 7 mijë ton mbeturina, transmeton Koha.net.
Ai bëri të ditur se aksioneve që u realizuan në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” deri më sot iu bashkuan mbi 150 mijë vullnetarë, ndërsa ato do të vazhdojnë deri më 15 dhjetor.
“Deri më sot janë larguar 322 deponi ilegale të mbeturinave në Kosovë. Janë mbi 150 mijë qytetarë, vullnetarë që kanë marrë pjesë në aksionet për pastrimin e Kosovës. Pra, i bie që gjysma e deponive të mëdha në Kosovë tashmë janë larguar dhe me këtë dinamikë po vazhdojmë çdo ditë, në të gjitha komunat. Dua ta falënderoj kryetarin e Komunës së Gjakovës për angazhimin model që ka bërë deri më sot në komunë, ku ka pasur çdo ditë thuajse aksione. Mendoj se si komunë duhet të merret model nga komunat tjera që të vazhdojnë kështu dhe ta ruajmë Kosovën e pastër. Ashtu siç tha edhe kryeministri, prona publike duhet të trajtohet si pronë e përbashkët e të gjithëve, më së shumti prej neve qytetarëve. Sot jemi në mes të një lagjeje, që nuk po duket e varfër. Nuk e dimë pse e kanë shndërruar këtë hapësirë në deponi mbeturinash. Uroj që mos kthehemi më këtu për të larguar bërllok, por për ndonjë aktivitet të përbashkët që na hynë në punë të gjithëve”, ka thënë Hasanaj.
Aksioni i sotëm për largimin e mbeturinave nga deponia në lagjen “Carrapatok” u ndihmua edhe nga Kompania “Qabrati” dhe shpk “Mulaj”, të cilat larguan bërllokun me makineritë e tyre.
“Ta Pastrojmë Kosovën” ju njofton aksioni i nisur sot në këtë lokacion, do të vazhdojë edhe nesër nga kompanitë me makineri, deri në largimin e të gjitha mbetjeve.

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
































