AFP: Liqeni i Ujmanit, ujërat e trazuara mes Kosovës e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 27 October 2018
Të kontrolluara nga serbët por burim kyç për Kosovën, ujërat e kaltra të freskëta të liqenit të Ujmanit reflektojnë marrëdhënien e ftohtë mes ish-armiqve të luftës rreth kufirit të tyre të kontestuar.
Rezervuari 24 kilometërsh rri në kufirin që ndan Serbinë dhe Kosovën, që vazhdojnë të jenë të bllokuara në formë diplomatike edhe 20 vjet pas rebelimit etnik që i ndau të dyja.
Tani dy territoret janë nën presion për t’i normalizuar marrëdhëniet në mënyrë që të avancojnë kah bisedimet për anëtarësim në BE. Zgjidhja e çështjes së kufirit është kyç për çdo marrëveshje, raporton AFP.
Propozimi për “shkëmbim territoresh” si mënyrë për të çarë bllokadën u bë temë diskutimi në gusht pasi zyrtarë nga të dy palët aprovuan mundësinë.
Mediat lokale spekuluan se një pjesë e Serbisë e banuar me shqiptarë do të mund të shkëmbehej me një rajon me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku gjendet edhe liqeni i Ujmanit.
Grupet për të drejtat e njeriut menjëherë ngritën alarmin për propozimin i cili thanë se do të rishkruante hartën përgjatë vijave etnike, duke kujtuar gjakun e derdhur gjatë ngjarjes brutale të ish-Jugosllavisë në të ’90-at, transmeton Koha.net.
Por Ujmani dhe 370 milionë metër-kubikët e tij të ujit ofrojnë një kujtim tjetër se përse ndryshimi i kufijve do të ishte gjithçka por i thjeshtë.
Tre të katërtat e liqenit shtrihet në pjesën veriore të Kosovës me shumicë serbe – rajon ku Beogradi ka mbajtur ndikimin e tij të fuqishëm dhe natyrisht do ta kërkonte nëse shkëmbimi i tokës do të vendosej në tavolinë.
Por, për Kosovën, heqja dorë nga Ujmani, një liqe artificial i ndërtuar me një pendë në lumin Ibër, do të kërcënonte furnizimin me ujë të pijshëm për më shumë se një të tretën e 1.8 milion banorëve të saj.
Liqeni shfrytëzohet po ashtu edhe për ftohjen e termocentraleve – Kosova A dhe Kosova B – që prodhon rreth 95 për qind të energjisë elektrike të Kosovës.
“Pa Ujmanin, Kosova do t ishte pa energji elektrike”, thotë Srxhan Vuloviq, shef i kompanisë së themeluar nga Beogradi “Ibar”, e cila menaxhon me liqenin, transmeton Koha.net.
Por ai thotë se “e drejta për të menaxhuar Ujmanin i takon Serbisë”, duke shtuar se ishte Beogradi ai që ktheu kredinë prej 78 milionë eurosh për ndërtimin e pendës gjatë ish-Jugosllavisë në të ’70-at.
– Foto-sesione rivalizuese –
Liqeni u kthye në një teatër diplomatik në shtator, pasi bisedimet e planifikuara mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë dështuan në minutën e fundit në Bruksel, ku BE-ja po i ndërmjetëson negociatat.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u nxitua për një vizitë kontroverse në liqenin e Ujmanit, pavarësisht kundërshtimit të liderëve në Prishtinë, të cilët më në fund u zbutën.
“Kishte presion nga Bashkimi Evropian… nuk kishim zgjidhje”, kishte thënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Duke qëndruar pranë pendës të cilën punëtorët e kishin dekoruar me flamuj serbë, Vuçiqi e përshkroi liqenin si një simbol të rrugës qorre.
“Ujmani tregon në mënyrën më të qartë të mundshme madhësinë e problemit me të cilin përballemi, dallimet tona, betejat tona të hidhura politike”, tha ai, transmeton Koha.net.
Tre javë më vonë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u kundërvu me një foto-sesion në një varkë në liqe.
“Një vizitë normale në një prej bukurive tona”, thoshte Thaçi asokohe.
Kryenegociatori i Kosovës me Serbinë, Avni Arifi, kishte paralajmëruar se do të ishte “e papërshtatshme” të “niset ndonjë debat për liqenin” në bisedimet e ardhshme të drejtuara nga BE-ja.
“Është burim i Kosovës… dhe nuk do të flasim me Serbinë për burime tona”, ka thënë ai për AFP-në.
– Thembra kosovare e Akilit –
Agorn Dida, ekspert kosovar mbi çështjet e energjisë, ka thënë se “pavarësia dhe stabiliteti” i Kosovës do të rrezikoheshin nëse liqeni bëhet territor i Serbisë.
“Vuçiqi dhe miqtë e tij politikë në Serbi e dinë shumë mirë se liqeni është thembra kosovare e Akilit”, tha ai për AFP-në, transmeton Koha.net.
Kjo i mban bisedimet në një rrugë pa krye, me të dyja palët që pretendojnë pronësinë e ujërave të liqenit.
“Ujmani është gjithçka për ne”, thotë Suzana Maksimoviq, që jeton në pjesën serbe të Mitrovicës.
“Është prona e jona, siç është edhe Kosova”, shtoi 54 vjeçarja e papunë.
Por Besim Musa, një shqiptar nga pjesa jugore e qytetit, nuk pajtohet.
“Serbët mund të thonë çfarë të duan, por liqeni mbetet i yni”, tha taksisti 31 vjeçar.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...































