Shiti bileta false, dënohet me 2 vite e gjysmë burgim
Autori: Gazeta inFokus
16:28 | 22 October 2018
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues për të akuzuarin G. L. në kohëzgjatje prej 2 vjet e tetë muaj burg si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë euro.
I akuzuari G. L. dyshohet se nga data 1 gusht, si pronar i Agjensionit Turistik NTSH “Voll Travel”, ka mashtruar klientë të ndryshëm, kinse për të dërguar në Turqi, duke iu dhënë bileta fiktive, ku të dëmtuarit me të njëjtat nuk kanë mundur të udhëtojnë.
Shuma që kanë paguar të dëmtuarit tek agjensioni në fjalë kapin vlerën e 123 mijë e 859 euro.
Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale mashtrim.
Gjykata pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënimin me burgim dhe dënimin me gjobë. Të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë dhe aktiviteteve në agjensionet e udhëtimit në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj, afati do të filloj pas rrjedhës së mbajtjes së dënimit me burgim. Detyrohet i akuzuarit G. L. që në emër të kërkesës pasurore juridike, kompensimin e dëmit të dëmtuarve, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Gjyqtari pas shpalljes së Aktgjykimit, ka nxjerrë aktvendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit.

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...

































