Lajme

Për herë të parë në histori, KEK-u në prodhim me 3 Blloqe të “Kosovës A”

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 20 October 2018

Për herë të parë në historinë e re të Kosovës, KEK-u është duke prodhuar energji në të njëjtën kohë me tre blloqe të Termocentralit “Kosova A”, duke siguruar kështu energji elektrike vendore me kosto të ultë për qytetarët në kohën kur çmimet e importit janë trefish më të larta.

“Aktualisht jemi duke funksionuar me tri Blloqe të “Kosovës A”. Kjo është hera e pare qe kemi arritur te fusim në prodhim dhe të mbajmë një kohë kaq të gjatë tri blloqe e Kosovës A në prodhim”, ka thënë për RTK, drejtori menaxhuës i KEK-ut, Njazi Thaçi.

Sipas tij, është bërë një punë dinamike dhe po vazhdohet me të njëjtën tempo në mënyrë që të arrihet sa me shumë prodhim dhe të kemi sa me pak import të energjisë elektrike.

-Advertisement-

“Në këtë mënyrë po rrisim të hyrat e Korporatës, po ruajmë çmimin e ulët që qytetarët e paguajnë, flas për sasinë e energjisë sa ne e shesim për tregun e brendshëm dhe mbi të gjitha po synojmë që të tejkalojmë të gjitha parashikimet për këtë vit dhe të vazhdojmë të mbetemi korporata me e suksesshme dhe më arritjet më të mëdha në vend”, ka thënë Thaçi.

Ai ka treguar se aktualisht çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare janë shumë të larta, prandaj siç shprehet ai, është me rëndësi që të mbahet sa me gjatë nivel me i lartë i prodhimit dukë mos rrezikuar shumë sistemin e operimit dhe duke planifikuar mirë remontet.

“Bazuar edhe në planifikimet e remontëve dhe duke e parë gjendjen e mirë të blloqeve shpresojmë dhe besojmë se do jemi mirë edhe në sezonën e dimerit. Natyrisht nëse nuk kemi ndonjë avari ose nuk kemi probleme të natyrave teknike. Edhe pse i kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet që të mos përballemi me situata të pa parashikuara”, ka thënë drejtori menaxhuës i KEK-ut, Njazi Thaçi./Rtk

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera