Ndërpritet seanca në mungesë kuorumi
Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 19 October 2018
Kuvendi i Kosovës ka bërë shqyrtimin e parë të Projektligjit për zyrtarët publik, por as këtë nuk ka arritur ta votojë për shkak të mungesës së kuorumit. Nga 120 deputetë sa ka Parlamenti, në sallë ishin të pranishëm afër 20 deputetë, raporton EkonomiaOnline.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se ky projektligj rregullon marrëdhënien e punës për zyrtarët publik si nëpunësit civilë, nëpunësit e shërbimeve publike, kabineteve dhe nëpunësit tekniko-administrativ në nivelin qendror dhe komunal. Sipas tij, aty përjashtohen funksionarët publik dhe funksionarët publik me status të veçantë, zyrtarët policorë dhe doganor.
“Çështje tjetër është vendosja e një sistemi të rekrutimit në grup të bazuar në procedurë të rekrutimit në meritë. Komunat do ta bëjnë vet pranimin e stafit të tyre e cila do të bëhet përmes rekrutimit në grup të organizuar nga njësia komunale e burimeve njerëzore, ndërsa në nivelin qendror do të bëhet përmes departamentit të shërbimit civil”.
Nait Hasani në emër të komisionit funksional për administratë publike ka kërkuar nga deputetët që të projektligji të miratohet në parim dhe të jepet mundësia e amandamentimit të mëtutjeshëm.
Ai vlerësoi se edhe ky projektligj është mjaft i rëndësishëm në pakon e tri projektligjeve për reformën në administratën shtetërore, raporton EO.
“Kjo pako ligjore do të jetë një mundësi e mirë për administratën dhe agjencitë edhe për ligjin e pagave”.
Shqipe Pantina në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së, tha se shpreson që ky projektligj të zgjidh dy probleme të mëdha, kontratat mbi vepër dhe ushtruesit e detyrës.
“Janë dy çështje që përfundimisht shpresojmë që me këtë ligj dy probleme të mëdha në sektorin publik dhe shërbimin civil në veçanti dhe që shpresojmë që do të eliminohen. Këto janë kontratat mbi vepër dhe ushtruesit e detyrës. Natyrisht se ligji i ka edhe disa mangësi të tjera të cilat do të japim propozimet tona gjatë amandamentimit në komision.
Seanca është ndërprerë në mungesë kuorumi, derisa kryesuesi i saj, Xhavit Haliti, deklaroi se për vazhdimin e saj deputetët do të njoftohen me kohë.
Të tjera
-
Kurti nga Nabërgjani, i bën thirrje prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi në Nabërgjan të Pejës për të bërë...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshm...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut
Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veri...
-
Gërvalla në takim me ministrin finlandez: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me...
-
PAMJE: Të plāgosurit në Podujevë arrijnë në Emergjencën e QKUK-së
Tashmë kanë arritur në Klinikën e Emergjencës në QKUK disa nga të plagosurit ...
-
Këta janë tre të plāgosurit e familjes Hoxha nga gjuajtet me ārmë në Lupç të Podujevës
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Pamjet e fundit nga vendi i ngjarjes ku u plāgosën 4 persona në Lupç të Podujevës
Katër persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Lupc të Podujevës pas një ko...
-
Ekskluzive: Këto janë pamjet e dy personave të cilët u përfshinë në plagosjen në Lupç të Podujevës
Para disa orëve ka ndodhur një konflikt në fshatin Lupç të Podujevës, ku kanë...
-
Këta janë personat që u përfshinë në konfliktin në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur 4 persona
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Të shtëna me ārmë e sulmé me thi*ë, katër të plāgosur në Podujevë
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Disa të plagosur në një fshat të Podujevës
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Tensione në Parlamentin e Serbisë: Mandatarit për kryeministër i shfaqet një fotografi duke qëndruar me një kriminel
Një fjalim disa orësh është mbajtur mesditën e sotme, nga madatari për kryemi...