Zhurmat në Tiranë, dy herë më të larta se normat e BE-së
Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 19 October 2018
Një monitorim i pavarur i zhurmave në qytetin e Tiranës për 2018, tregon diferencim të madh të vlerave nga matjet e vitit të kaluar te Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Sipas raportit të realizuar nga Qëndresa Qytetare rezulton se niveli i zhurmës tek 21 Dhjetori është 97.5 decibel, ndërsa të dhënat e AKM tregojnë 64 decibel.
Kryqëzimi i 21 dhjetorit rezulton si zona më e zhurmshme e kryeqytetit, ku norma e zhurmave ka tejkaluar standardet e BE. Një nga burimet kryesore të zhurmave është trafiku i rënduar si dhe boritë e makinave.
Normativat sipas legjislacionit evropian janë 50 deri në 55 decibel, por Tirana është shumë larg kësaj vlere.
“Kemi këto rezultate që janë 72.8 mesatarja dhe 97.5 maksimalja. Pra, rreth 20 herë më të larta se normativa e lejuar”, thotë Migen Qiranxhi.
Prej vitesh duket se qytetarët e Tiranës e kanë pranuar jetesën me zhurmat, pavarësisht se shqetësimet që shkaktojnë ato janë serioze. Përveç humbjes së shpërqendrimit, bezdisjes, prishjes së gjumit teksa mban dritaret hapur apo vështirësisë së shpjegimit të mësimit në shkolla afër këtyre zonave problematike, zhurmat shkaktojnë dhe humbje të dëgjimit, transmeton tch.
“Edhe sipas studimeve që janë kryer në periudhë vjetore shohim që rrethi i Unazës është më problematiku në të gjitha akset dhe kryqëzimet e tij, por edhe në zona të tjera që nga studimet tona vëmë re se që prej 2017 ku janë të dokumentuara monitorimet, po bën 11 vjet që jeton me zhurma mbi 20 decibel nga norma dhe si të thuash në fashën që kalon në dëmtime për qytetarët e vet”, shprehet Qiranxhi.
Të tjera
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...