Lajme

A do të shkojnë ushtarë kosovarët?

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 18 October 2018

Shumë familje kosovare, kanë kujtime të hidhura nga ushtria e ish-Jugosllavisë. Disave u janë kthyer djemtë në arkivol e disa kanë humbur të bijtë duke ikur nga regjimi që i kërkonte për ushtarë, shkruan gazeta inFokus.

Por, sistem i tillë ushtarak dhe një frikë e ngjashme nuk ekziston më.

Ligj për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës i miratuar në lexim të parë, të enjten në Kuvendin e Kosovës, nuk parasheh që qytetarët në mënyrë obligative ti përgjigjen shërbimit ushtarak të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Sipas këtij ligji, shërbimi në Forcën e Sigurisë bëhet me konkurs dhe aplikantët i nënshtrohen procedurave të përzgjedhjes.
në këtë mënyrë qytetarët e Kosovës nuk do të ftohen për të kryer shërbimin ushtarak, sic ka qenë obligim në ish sistemin e Jugosllavisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera