Kosovarët lakmojnë pensionet jo punën!
Autori: Agnesa Çitaku
14:27 | 16 October 2018
Kosovarët më shumë joshen të rrinë në pension se të kërkojnë punë.
Kështu, pak a shumë, komentohet mesazhi i shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, se Kosova mund të jetë në rrugën drejtë një krize fiskale.
Sipas tij, benefitet e skemave pensionale që janë gjeneroze dhe mund të krahasohen me pagat minimale dhe mesatare dhe që kërkojnë që përfituesit të mos jenë në marrëdhënie pune mund të lënë jashtë tregut të punës një numër tepër të madh të kosovarëve që janë të aftë për punë dhe po ashtu mund të dekurajojnë ata për të gjetur punë.
“Kjo lëndon konkurrencën dhe rritjen ekonomike të Kosovës”, ka thënë Vermeulen nbë një intervistë për Evropën e Lirë.
E këtë deklaratë të të parit të FMN-së, njohësit e çështje ekonomike po e shohin si shumë shqetësuese.
Madje drejtori ekzekutiv i OAK, Ismet Mulaj ka thënë për Gazetën Infokus se është nga alarmet më urgjente për Qeverinë.
“Kjo situate duhet te trajtohet me prioritet nga Qeveria duke ndërmarr një reforme te thelle te skemave sociale”, ka thënë ai.
Sipas Mulajt vendi ka rrezik të shkoj drejt falimentimit.
“Sepse kjo logjikë e skemave sociale vendin tonë e dërgon drejt falimentimit të sigurt sikur Greqinë dikur”, ka thënë drejtori i OAK-së.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka tërhequr vërejtjen se Kosovës i duhet rritje e skemës zhvillimore e ajo asaj sociale.
“Po rritjes se skemave zhvillimore, jo rritjes se skemave sociale. Kjo është shqetësuese. Krejt periudhën e pasluftës, kemi krijuar skeme sociale ta papërballueshme ne dem te gjeneratave te reja, ne dem te vendeve te reja te punës, ne dem te produktivitetit, në dëm te aftësisë konkurruese te ndërmarrjeve tona”, ka thënë Rukiqi.
Ndryshe shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen ka deklaruar buxheti i Kosovës nuk e përballon rritjen e skemave sociale.
“Këtë vit, parashihet që shpenzimet për skema sociale të shkojnë deri në mbi 400 milionë euro, një rritje prej më shumë se 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rreth një e treta e kësaj rritje vjen sërish për shkak të skemës për veteranët e luftës meqë mbi 2000 përfitues të rinj janë shtuar këtë vit. Nëse shohim përpara, buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale. Të mos i përmendim skemat e tjera pensionale që janë duke u shqyrtuar. Po që se do të zbatoheshin edhe ato, shpenzimet do të rriteshin në shkallë të paqëndrueshme”, ka thënë Vermeulen. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...































