Shëndetësi

Bëni kujdes! Mos i lani dhëmbët asnjëherë pas…

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 13 October 2018

Bardhësia e dhëmbëve është dhe dëshira e secilit nga ne. Shpesh ne gabojmë dhe procesin e larjes së dhëmbëve e bëjmë menjëherë pas ngrënies apo pasi kemi pirë diçka.

Por askush nuk e kishte menduar se kjo është një mënyrë shumë e dëmshme për dhëmbët tuaj.

Sipas një studimi të bërë së fundmi thuhet se duhet t’i lani dhëmbët të paktën 30 minuta pasi kemi konsumuar diçka, raporton Living.

-Advertisement-

Veçanërisht kërkohet t’i kushtohet vëmendje kur ju keni konsumuar ushqim që ka përmbajtje të lartë acidi. Ushqimet acidike, agrumet, pijet energjike dhe domatet mund të zbusin smaltin e dhëmbëve.

Duhet që gjithmonë të kemi parasysh se larja e dhëmbëve në këtë fazë mund të përshpejtojë efektin e acideve mbi smaltin tuaj dhe të dëmtojë shtresën nën të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera