Kosovarët dehen me raki të Serbisë
Autori: Agnesa Çitaku 11:29 | 05 October 2018
Tryezave të kosovarëve këtë vit u janë shtuar më shumë produkte nga shteti serb.
Kjo pasi Serbia gjatë 2018-ës ka rritur numrin e produkteve e që i ka eksportuar në Kosovë.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës dërguar gazetës inFokus gjatë këtij viti nga shteti fqinjë në Kosovë janë importuar produkte me vlerë mbi 318 milionë euro. Ndërsa gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar nga Serbia janë importuar produkte me vlerë 317 milionë euro.
Më së shumti gjatë kësaj kohe janë importuar lëndë djegëse dhe pije alkoolike.
Nga janari deri në shtator të këtij viti janë importuar lëndë djegëse me vlerë mbi 75 milionë euro ndërsa pije dhe alkool me vlerë rreth 30 milionë euro.
Kosova nga shteti serb ka importuar edhe kafshë të gjalla vlera e të cilave arrin deri 6 milionë euro. Ndërsa rreth 500 mijë euro mish e rreth 35 mijë euro peshk dhe kafshë të tjera nënujore.
Çfarë eksporton Kosova në Serbi?
Eksporti i Kosovës në Serb është dukshëm më i vogël. Për nëntë muaj nga Kosova në Serbi janë eksportuar 2 milionë euro fruta dhe arra të ngrënshme.
Naim Gashi, ekspert i çështjeve ekonomike në një prononcim për gazetën inFokus ka thënë se shkëmbimi tregtar Kosovë-Serbi po vazhdon në dëm të Kosovës
“Shkëmbimi negativ tregtar që e ka Kosova me Serbinë po vazhdon tash e sa vite në dëm të ekonomisë kosovare. Mallrat nga Serbia dominojnë në tregjet tona, në shumë raste të ardhura kontrabandë ose edhe me kualitet të dyshimtë, ndërsa prodhuesit tanë pothuajse e kanë të pamundur të eksportojnë në Serbi për shkak të barrierave jotarifore që i vendosë Serbia” ka thënë Gashi.
Gashi po ashtu ka shtuar se përgjegjës për këtë gjendje është trekëndëshi-shtet, tregtar dhe qytetar. Sipas tij shteti duhet të vendos masën e reciprociteti me Serbinë
“Përgjegjësinë për këtë gjendje e kanë shteti, tregtarët dhe qytetarët. Shteti duhet të vendosë masa reciprociteti me Serbinë. Ta zëmë përderisa Serbia nuk pranon vënien në funksion të autostradës energjetike me Shqipërinë, duhet të vendoset një embargo për mallrat që kanë origjinë nga Serbia.”, ka thënë ai.
Ndërsa Gashi ka thënë gjithashtu se tregtarët duhet të gjejnë mallra alternative ndërsa qytetarët ti bojkotojnë ato.
“Tregtarët duhet të gjejnë edhe alternativa tjera me çmime më të lira dhe me kualitet më të lartë sesa ato që prodhohen në Serbi, ndërsa qytetarët duhet të bojkotojnë prodhimet e Serbisë, e cila përveç luftës shkatërrimtare, në 20 vitet e fundit po e minon shtetin tonë dhe qenien tonë si komb”, ka përfunduar ai.
Ndryshe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, javën e kaluar ka marrë pjesë në Konferencën Ekonomike Rajonale:The Ëestern Balkans in 2030 në Beograd ku ka prezantuar sfidat të bizneseve në Ballkanin Perëndimor.
“- Nuk mund te flasim për vizion ne Ballkanin Perëndimor, kur per nje eksport nga nje vend ne tjetrin, ne rrethana te supozuara te tregtisë te lire, vetëm kostoja vjetore e printimit te dokumentacionit te kërkuar shkon deri 20,000 euro për një kompani;
– Nuk mund te flasim për vizion ne Ballkanin Perëndimor, kur BE lidhjen e vet me vendet e Ballkanit Perëndimor, e bën përmes ndërtimit te relacioneve me individë te fuqishëm, duke anashkaluar nevojat e qytetareve te këtyre vendeve për reforma dhe zhvillim;
– Nuk mund te flasim për vizion ne Ballkanin Perëndimor, e as pet vizion ne BE, ne rrethana, kur globalisht beteja për të ardhmen e demokracive dhe ekonomisë botërore është në mes të ” fake patriots” dhe “populists”. Të tillë ka mjaft edhe në Kosove. Koncepti liberal ka mbet jashtë loje”, pati deklaruar Rukqi./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...