Dhëmbë të bardhë, ushqimet e duhura dhe ato që duhen shmangur
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 05 October 2018
Të gjithë e dimë që në fakt ne jemi çfarë hamë. Por kjo teori është edhe më e saktë kur bëhet fjalë për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Prandaj duhet të kemi vërtet kujdes se çfarë hamë
Nëse do të kesh dhëmbë të bardhë, atëherë vendosni në tryezë ushqime që favorizojnë pastrimin e dhëmbëve
Ushqime po:
Brokoli dhe lulelakër
Kur hahen të papërpunuara, brokoli dhe lulelakra bëhen zbardhues natyralë shumë të fuqishëm, sepse sipërfaqja e tyre e rrudhur ndihmon në pastrimin e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Sa më gjatë të zgjasë procesi i përtypjes, më shumë pështymë prodhohet, duke rritur kështu efektin anti-njollë.
Luleshtrydhe
Acidi malik, që janë të pasura luleshtrydhet, është thelbësor për shëndetin e zgavrës së gojës, sepse ndihmon për të shpërndarë njollat në sipërfaqen e smaltit. Dhe për të përmirësuar efektin zbardhues ju mund të përzieni pastën e luleshtrydhes me bikarbonat natriumi, pastaj pastën e marrë e fërkoni me gisht ose me furçë në dhëmbë për rreth një minutë, para se të shpëlani gjithçka (mundësisht me një gargarë me bazë fluoride).
Djathë dhe kos
Natyrisht duke rritur prodhimin e pështymës brenda gojës, produktet e qumështit kanë një efekt zbardhues të ngjashëm me atë të brokolit. Ndryshe nga perimet në fjalë, qumështi dhe kosi gjithashtu kanë diçka më shumë: domethënë, acidin laktik, i cili ndihmon për të shpërndarë njollat sipërfaqësore të smaltit.
Farërat dhe frutat e thata
Falë qëndrueshmërisë së tyre gërryese, këto ushqime funksionojnë si eksfoliantë natyrorë të vërtetë të dhëmbëve, duke hequr pllakën dhe duke eliminuar njollat. Dhe jo vetëm kaq, disa studime kanë treguar efektivitetin e këtyre ushqimeve në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke i bërë ata zgjedhjen ideale për një snack “të shëndetshëm” për dhëmbët dhe zemrën.
Ananasi
Përveç zvogëlimit të inflamacionit, bromelina – e cila është enzima që gjendet tek ananasi – ndihmon për të shkatërruar proteinat që depozitojnë në sipërfaqen e smaltit, pra të verdhën e dhëmbëve.
Qepët
Ata nuk do të jenë ideale për frymëmarrjen, por për dhëmbët me siguri po, sepse përbërësit e squfurit që gjenden në qepë parandalojnë formimin e pllakës, si në dhëmbë, ashtu edhe midis një dhëmbi dhe tjetri. Sekreti, megjithatë, është t’i hani ato të papërpunuara.
Selino
Përmbajtja e jashtëzakonshme e ujit forcon mishrat dhe ndihmon në eliminimin e mbetjeve ushqimore, ndërsa cilësitë e saj kanë efekt natyral pastrues, duke rritur në këtë mënyrë vetitë e zbardhjes dhe duke eliminuar kështu njollat nga sipërfaqja e smaltit.
Karotat
Si në rastin e selinos, edhe karotat janë një ilaç i vërtetë për pastrimin e dhëmbëve, sepse ato favorizojnë prodhimin e pështymës, e cila kundërshton bakteret që mund të shkaktojnë kariesin dhe pllakat.
Mollët
Një mollë në ditë e mban mjeku larg, veçanërisht nëse ai është dentist. Merita e freskisë së këtij fruti është që duke neutralizuar bakteret që shkaktojnë pllakatë dhe frymëmarrje të keqe, forcon mishrat e dhëmbëve dhe natyrisht i mban dhëmbët të pastër, duke eliminuar çdo njollë smalti.
Ushqimet jo:
Kafeja
Shtresa sipërfaqësore e dhëmbëve është shumë poroze, rrjedhimisht ushqimi dhe pijet e errëta mund të absorbohen lehtësisht, duke e kthyer kështu të verdhë smaltin. Dhe duke pasur parasysh ngjyrën e saj karakteristike, kafja është e para në listën e ushqimeve që shkaktojnë njollë dhëmbësh.
Çaji
Shumë mendojnë se çaji i njollos dhëmbët më pak se kafeja, por kjo nuk është tërësisht e vërtetë: në fakt, ka disa lloje çajrash, veçanërisht të pasura me taninina, të cilat e bëjnë të verdhë smaltin pikërisht si kafja (nëse jo më shumë). Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta eliminoni çajin nga dieta juaj, duke e privuar organizmin nga shumë përfitime të saj: ju vetëm duhet të zgjidhni varietetet e lehta. Nga ana tjetër, gjithashtu mund të shtoni qumësht ose pini ujë menjëherë pas marrjes së çajit.
Pijet acidike
Njolla smalti shkaktojnë edhe substancat acidike që përmbahen në pije cola, të cilat, duke ndryshuar pH e gojës, e dëmtojnë smaltin deri në një shkallë aq të madhe, saqë mund të shkaktojnë vrima në dhëmbë.
Vera
Nëse jeni mësuar të pini disa gota verë të kuqe, ju keni vënë re menjëherë shfaqjen e njollave të errëta në dhëmbë menjëherë pas darkës. Kjo është për shkak se vera e kuqe është një pije acide që përmbajnë taninat dhe kromogjenët, të cilët janë të fiksuar në sipërfaqen e dhëmbëve dhe dëmtojnë smaltin. Por mos mendoni ta frenoni problemin duke zgjedhur verën e bardhë, sepse në këtë rast efekti është edhe më i keq për shkak të komponentit më të madh të acidit.
Ëmbëlsirat
Ngjyrat që gjenden në karamele janë në gjendje të ndryshojnë ngjyrën e gjuhës, në të njëjtën mënyrë ndikojnë edhe në smaltin e dhëmbëve, duke favorizuar zverdhjen.
Erëzat e errëta
Uthulla balsamike, salcë e ndryshme dhe erëzat e tjera me ngjyrë të errët mund t’i bëjnë dhëmbët tuaj të kthehet në të verdhë. Pra, është më mirë të zgjedhim erëza më të lehta, të tilla si uthull orizi ose vaj ulliri, të cilat gjithashtu kanë një efekt zbardhues ose të lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies, në mënyrë që të zvogëloni rrezikun e zbehjes së smaltit.
Salcë domatesh
Ngjyra e kuqe, e kombinuar me komponentin shumë acid të domates, i bën dhëmbët veçanërisht të pambrojtur, duke lehtësuar kështu zbehjen e smaltit. Për të zvogëluar efektin potencial të dëmshëm të salcës së domates në dhëmbë, përpiquni ta çiftoni atë me perime me konsistencë abrazive, si lulelakër dhe brokoli.
Boronicat
Përmbajtja e lartë e antioksidantëve e bën boronicën një ndihmë të çmuar për shëndetin, por molekulat e pigmentuara intensivisht që u japin këtyre frutave ngjyrën e tyre karakteristike të errët i përmbahen smaltit të dhëmbëve dhe kështu lënë pika që potencialisht janë të vështira për t’u eliminuar. Kjo është arsyeja pse këshillohet të lani mirë dhëmbët, pasi të hahet boronica, ndoshta duke përdorur një përzierje të bikarbonatit dhe limonit në vend të pastës së dhëmbëve të zakonshme për të rritur efektin anti-njollë.
Panxhari
Siç është përmendur edhe për boronicat, edhe ngjyra karakteristike e kuqe e panxharit mund të njollosë smaltin e dhëmbëve, mbi të gjitha kur konsumohet në formën e lëngut. Për të kufizuar dëmet, është e mirë të lani menjëherë dhëmbët pasi të hahet.
Të tjera
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...