Prindër, ja sa orë duhet të flenë fëmijët sipas secilës moshë
Autori: Gazeta inFokus
11:18 | 02 October 2018
Gjumi ka një rëndësi të veçantë në shendetin e fëmijës ndaj gjithmonë duhet të kujdeseni në mënyrë që ato të shtrihen sa më shpejt në shtrat. Prindërit janë gjithmonë përgjegjës për orarin e gjumit të fëmijëve të tyre, pasi janë ato që kanë një rol të rëndësishëm në kordinimin e orarit të fëmijëve. Studimet e fundit tregojnë se bebet, fëmijët, adoleshentët kanë më shumë nevojë për gjumë sesa të rriturit.
Ndonëse koha momentale që iu rekomandohet të rriturve për të fjetur është mes shtatë dhe nëntë orëve brenda nate, fëmijët që janë duke u rritur duhet të flenë më shumë në mënyrë që ta ndihmojnë zhvillimin e tyre mendor dhe fizik, raporton Living. Më poshtë e keni listën se sa orë gjumë duhet t’i bëjnë fëmijët varësisht nga mosha që kanë, dhe kështu do ta dini përafërsisht kur t’i vini në gjumë ata.Fëmijët 2 vjeç
Duhet të flenë 1 orë e 30 minuta gjatë ditës dhe 11 orë e 30 minuta gjatë natës.
Fëmijët 3 vjeç
Duhet të flenë deri në 45 minuta gjatë ditës, dhe 11 orë e 30 minuta deri në 12 orë brenda nate.
Fëmijët 4 vjeç
Këta nuk kanë nevojë për të fjetur gjatë ditës, por gjatë natës duhet të flenë 11 orë e 30 minuta.
Fëmijët 5 vjeç
Rekomandohet të flenë 11 orë çdo natë.
Fëmijët 6 vjeç
Në moshën 6-vjeçare, fëmijët duhet të flenë 10 orë e 45 minuta.
Fëmijët 7 vjeç
10 orë e 30 minuta është ideale për shtatëvjeçarët.
Fëmijët 8 vjeç
Siç sugjerojnë ekspertët, këta duhet të flenë 10 orë e 15 minuta.
Fëmijët 9 vjeç
Në moshën nëntë, fëmijët duhet të flenë 10 orë.
Fëmijët 10 vjeç
Posa fëmija të arrij numrin dyfishorë të moshës, kërkesa e tyre e gjumit është 9 orë e 45 minuta.
Fëmijët 11 vjeç
Këta duhet të flenë 9 orë e 30 minuta.
Fëmijët 12 vjeç
Në moshën 12, fëmijët duhet të flenë 9 orë e 15 minuta.
Fëmijët 13 vjeç
Në moshën e adoleshencës, fëmijët mjaftohen me 9 orë e 15 minuta.
Fëmijët 14, 15 dhe 16 vjeç
Këta duhet të flenë 9 orë brenda nate.
Fëmijët 17-vjeçarë
Këtyre iu rekomandohet 8-10 orë gjumë brenda nate.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...






























