Kryeministrja e Serbisë: Politikanët kosovarë mund të qëndrojnë vetëm në korridore të OKB-së
Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 01 October 2018
Ana Bërnabiq ka komentuar ngjarjet e fundit pas mbledhjes në Këshillimin e Sigurimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në New York.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se politikanët kosovarë në të ardhmen do të qëndrojnë vetëm në korridoret e organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ajo reagoi pas spekulimeve se Behxhet Pacolli “iu falënderua që ua lejoi pjesëmarrjen në OKB”.
“Nuk kam asgjë për të komentuar mbi deklaratat e Pacollit. Atje kanë qenë dhe kanë mundur të qëndrojnë vetëm në korridor, e as në të ardhmen e afërt, nëse herë do kur ndodhë, e nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë, mund të qëndrojnë vetëm te ai korridor. Kjo është e vërteta, duhet t’i durojmë të tillë siç janë”, deklaroi ajo.
Bërnabiq po ashtu ka mohuar sugjerimet se nuk e përmendi Rezolutën 1244 në Këshillimin e Sigurimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në New York.
“Sugjerimet e tilla janë të pakuptimta. Nuk është e saktë se në OKB nuk e kam përmendur Rezolutën 1244. Ajo se nuk e kam thënë në fjalimin tim jo vetëm në takimin në OKB, në debat të përgjithshëm, ishte e qartë se për çfarë e kisha fjalën”, u shpreh ajo para gazetarëve serbë e pyetur nëse “fakti se nuk e kishte përmendur rezolutën në OKB do të thotë se Serbia ka hequr dorë prej saj”.
Ajo shtoi se “qartë dhe me zë” e ka përmendur Rezolutën 1244 një ditë më herët kur foli gjatë “Aksionit për paqe”, ku bëri apel që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të mos e zvogëlojë numrin e anëtarëve e as mandatin e tij, dhe se rezoluta është duke u respektuar si e plotë. “Këtë e dinë të gjithë, e sidomos atë që ishin në OBK, andaj janë spekulime të kota nëse dikush bëhet i mençur dhe shpërndanë lajme të rreme”, theksoi ajo, transmeton “lajmi.net”.
“E kam përmendur, do ta përmendi gjithmonë, në takime dhe kjo shihet më së miri se sa është Qeveria e suksesshme në tërheqjen e njohjeve për pavarësinë e Kosovës, për dallim nga qeverisjet e kaluara”, shtoi ajo.
Bërnabiq ka theksuar se ekzistojnë shtete të cilat nuk janë në gjendje të sigurojnë dokumentacionin ku kanë pranuar Kosovën duke akuzuar ish kreun e diplomacisë, Vuk Jeremiq, se nuk është marrë fare me këtë temë, përcjell “lajmi.net”.
“Ka shtete të cilat nuk mund t’i gjejnë letrat me të cilat e kanë pranuar Kosovën e Qeveria jonë, i ashtuquajturi Ministër me asteroide, udhëtoi, nuk qëndroi në Serbi dhe nuk u interesua për ato shtete të cilat Kosova ka thënë se e kanë pranuar pavarësinë e saj. Nuk kërkoi t’i shihte dokumentet, andaj kjo është ajo që jemi duke bërë sot”, u shpreh Bërnabiq.

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...






























