Sot lansohet agjenda `Drejtësia 2020`
Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 25 September 2018
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social `Facebook`, ka bërë të ditur se sot do të lansohet agjenda “Drejtësia 2020”.
Sipas Tahirit, kjo agjendë dy vjeçare do të bëhet për të përmbyllur tranzicionin në sistemin e drejtësisë.
“Pas një angazhimi një vjeçar në kompletimin e legjislacionit dhe përkushtimit ndaj komponentëve të rëndësishme si parakusht për fuqizimin e Shtetit të së Drejtës, nesër do të lansojmë agjendën “Drejtësia 2020”.
Në dy vitet e ardhshme, institucionet e sistemit të drejtësisë, gjithsecili në veprimtarinë e vet dhe brenda përgjegjësive kushtetuese, duke respektuar në plotëni pavarësinë, neutralitetin dhe ndarjen e pushteteve, do të koordinohen për ta përmbyllur tranzicionin në sistemin e drejtësisë dhe për t’i siguruar atij kursin e progresit afatgjatë dhe të qëndrueshëm.” ka shkruar Tahiri.
Ministri ka potencuar se efektet e kësaj agjende do të ndikojnë në përditshmërinë e qytetarëve, ndërkaq partner të rëndësishëm në këtë proces do të jenë edhe Zyra e BE-së dhe Ambasada e SHBA-së.
“Agjenda “Drejtësia 2020” që do të ketë partner të fuqishëm Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jetë angazhimi më i madh që ka ndodhur nga institucionet vendore për ta materializuar shtetin ligjor, efektet e të cilit, qytetarët do t’i ndjejnë në përditshmërinë e tyre” ka përfunduar Tahiri në statusin e tij.
Të tjera
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...
-
Takimi i sotëm në Strasburg përfundon pa e futur Kosovën në agjendën për mbledhjen e Komitetit të Ministrave
Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëta...
-
EULEX-i ushtron Policinë e Kosovës për menaxhimin e përbashkët të krizave
Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtri...
-
(PAMJE) Vetëaksident me motoçikletë në Prishtinë, ka të lënduar
Një vetëaksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur para pak minutave në rrugë...
-
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftu...
-
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dë...
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: E vendosur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...